Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar ndërkombëtarisht nga INTERPOL-i, në kuadër të një operacioni të zhvilluar të hënën në mbrëmje në Ferizaj.
Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 21:00, zyrtarë të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitet tjera policore dhe Stacionin Policor në Ferizaj, kanë realizuar operacionin që ka rezultuar me arrestimin e personit me inicialet N.R.
I dyshuari, i cili ka shtetësi të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, ishte në kërkim përmes INTERPOL-it, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Policia bëri të ditur se personi i arrestuar i ishte shmangur drejtësisë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa procedurat e mëtejshme ligjore do të vijojnë sipas kompetencave përkatëse.