Kosova

Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova

Pritje të gjata janë raportuar sot në pikën kufitare në Merdarë, ku bashkatdhetarët po presin mbi një orë për të kaluar kufirin

Fluksi i pritjes për të dalë nga Kosova në pikën kufitare të Merdares vazhdon të jetë gjatë, sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

 

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar përditësoi sot të dhënat e fundit për gjendjen në pikat kufitare të vendit.

Sot, pritjet më të gjata në pikat kufitare janë regjistruar në dalje nga Kosova, ku qytetarët po përballen me vonesa deri një orë e gjysmë, përcjell albinfo.ch

 

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë në Merdarë prej 60 deri 90 minuta, pritje në dalje.

Ndërsa, tek Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë 15 deri 20 minuta. Ndërkohë në pika tjera kufitare, pritjet për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova janë jo më shumë se 03-05 minuta.