Lajme
Vitin e kaluar, 808 raste të reja me kancer
Në Kosovë gjatë vitit 2015 janë paraqitur 808 raste të reja me sëmundjen e kancerit. Sipas onkologëve kosovarë, rreth 15 mijë raste janë trajtuar me kimioterapi në QKUK
Sëmundjet e kancerit vazhdojnë të sfidojnë institucionet shëndetësore kosovare. Vetëm gjatë vitit 2015, në Kosovë janë paraqitur 808 raste të reja me sëmundjen e kancerit, ndërsa rreth 15 mijë raste janë trajtuar me kimioterapi në Institutin Onkologjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Drejtori i këtij instituti, Ekrem Hyseni tha se kanceri është problem global për shkak të kostos së lartë të mjekimit, si dhe problematikës në diagnostikim të kësaj sëmundje.
“Si institucion, në vitin 2015 kemi trajtuar 808 raste të reja dhe kjo shifër nuk paraqet rritje të rasteve për dallim nga vitet e kaluara. Rreth 15 mijë raste janë trajtuar me kimioterapi. Derisa 28 mijë kontrolle janë kryer në Institutin Onkologjik në QKUK. Pothuajse asnjë rast me kimioterapi nuk është trajtuar jashtë vendit”, deklaroi Hyseni
Kështu u tha ditën e 4 shkurtit, përmes një konference për media ku u shënua Dita Botërore kundër Kancerit, me moton: “Ne mundemi, unë mundem”.
Në institutin Onkologjik në Prishtinë, sipas Hysenit, ka edhe pacientë nga rajoni, si Shqipëria, Presheva, Medvegja, Bujanovci.
Imet Rrahmani është ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës. Ai tha se sivjet buxheti për barna për trajtimin e sëmundjes së kancerit për këtë vit është 5 milionë euro, dhe se me këtë buxhet nuk do të mund të mbulojnë 100 për qind barrën e sëmundjes.
Ai tha se institucionet publike shëndetësore gjatë vitit 2015 kanë qenë të mbuluara mirë me terapi kundër kancerit.
“Përmirësimi i furnizimit me citostatikë që në vitin 2015 në Onkologji ka arritur deri në mbi 90 %. Qëllimi i ditës së sotme është që të shprehet një solidarizim me të gjithë të prekurit me kancer, derisa parandalimi i hershëm shpëton jetë”, deklaroi ai,citon REL.
“Ministria e Shëndetësisë përmes Bordit për Kontrollin e Kancerit ka arritur të nxjerrë dhe fuqizojë fletëparaqitjen e sëmundjeve malinje dhe është hartuar Programi Kombëtar për Kontrollin e Kancerit, është miratuar Ligji për Kontrollin e Duhanit si kontribut i drejtpërdrejtë, janë rritur fondet për trajtimin jashtë QKUK-së të rasteve të leukemisë dhe sëmundjeve të rënda kirurgjike, ashtu edhe në aplikimin e Kimioterapisë, Radioterapisë, Shërimit paliativ ditor dhe Diagnostikës së gjirit”, tha Rrahmani.
Ndërkaq, udhëheqësi i Organizatës Botërorë të Shëndetësisë në Kosovë, Skender Syla, ka përmendur disa faktorë që vlerësohet të jenë shkaktarë të sëmundjes së kancerit, duke kërkuar nga autoritetet shtetërore që të rrisin vëmendjen ndaj kësaj sëmundjeje, sidomos në zbatimin e Ligjit kundër duhanit.
“Kjo rritje në botë është rezultat i rritjes së moshës së popullsisë dhe një numri të madh faktorësh si përdorimi i duhanit e alkoolit, dietat jo të shëndetshme, mosaktiviteti fizik, mbipesha në rritje” etj.
Sëmundja e kancerit është një problem global i shëndetit publik. Incidenca e kësaj sëmundjeje është në rritje. Numri i përgjithshëm i rasteve të reja të diagnostikuara të kancerit në vitin 2012 ishte 3.7 milionë dhe deri në vitin 2030, ky numër vlerësohet që do të rritet për 25% për të arritur në 4.6 milionë raste.
E-Diaspora
-
Protestë në Bernë me moton “Shqipëria thërret – Diaspora përgjigjet” Me organizim të një grupi aktivistësh shqiptarë të Zvicrës, të shtunën, më 4 korrik në Bernë... -
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz













