Kosova

“Vipwell” e Bekim Berishës, ndër kompanitë me rritjen më të shpejtë në Ballkan

"10 vjet më parë askush nuk kishte besim në Kosovën. Megjithatë, unë pashë potencial të madh në planin afatgjatë dhe për këtë arsye ngrita kompaninë time, në Kosovë dhe Shqipëri"

Bekim Berisha, drejtor menaxhues i kompanisë “Vipwell”, ka një histori interesante pas vetes. Ai, pas themelimit në Zvicër të kompanisë së përmendur, është kthyer të jetojë në Kosovë, bashkë me familjen. Këtu dhe në Shqipëri, biznesi i tij që nga viti 2011 ka njohur vetëm suksese.

albinfo.ch: Zoti Berisha, sot ju drejtoni një nga kompanitë me rritje më të shpejtë në Ballkan. Si keni arritur deri këtu?

Bekim Berisha: Gjithçka filloi në mesin e viteve ’90 kur erdha në Zvicër. Në atë kohë nuk flisja pothuajse asnjë fjalë gjermanisht dhe fillova si punëtor magazine në COOP. Menjëherë pas kësaj pata një shans për të fituar para në një vend të dytë pune dhe për të përmirësuar kështu aftësitë gjuhësore. Pas vetëm 1 viti hyra në sistem të punës me orar të plotë dhe isha plotësisht i entuziazmuar me punën.
Pastaj, në vitin 2010 themelova kompaninë “Vipwell Direct AG” së bashku me një partner.

albinfo.ch: Shumë shqiptarë të Kosovës janë shpërngulur në Zvicër në dekadat e fundit, por ju u transferuat nga Zvicra në Kosovë me familjen tuaj në vitin 2011. Cila ishte arsyeja?

Bekim Berisha: 10 vjet më parë askush nuk kishte besim në Kosovën. Megjithatë, unë pashë potencial të madh në planin afatgjatë dhe për këtë arsye ngrita kompaninë time, në Kosovë dhe Shqipëri.

Shëndeti dhe paratë janë 2 gjëra që kanë vërtet rëndësi për të gjithë. Ne u tregojmë njerëzve se si të jetojnë pa sëmundje në afat të gjatë. Në të njëjtën kohë, ne ofrojmë mundësinë për të siguruar një të ardhur shtesë shumë tërheqëse duke filluar një punë me orar të pjesshëm.

albinfo.ch: A mund të elaboroni temën “Shëndeti” në Vipwell?

Bekim Berisha: Ne kemi suplemente të veçanta dietike të zhvilluara në laboratorët tanë në Zvicër dhe Gjermani, të cilat secili nga klientët tanë mund t’i marrë lehtësisht në formë kapsule. Bazuar në bimën Acai, e njohur si “manaferra e mrekullueshme”, përshpejtohet rigjenerimi i qelizave dhe parandalohen shumë sëmundje të rrezikshme.

albinfo.ch: Mund të na jepni edhe më shumë informacion mbi temën “Paratë” në Vipwell?

Bekim Berisha: Me kënaqësi. Tek ne është i mundshëm inkuadrimi me orar të pjesshëm (punë paralele). Kjo është veçanërisht interesante për gratë, të cilat shpesh janë pa punë për shumë vite për shkak të rritjes së fëmijëve dhe mbajtjes së shtëpisë. Në Vipwell do të mbaheni për dore nga partnerë me përvojë dhe do të merrni një edukim fantastik. Ju mund ta organizoni kohën tuaj lirisht dhe për këtë arsye të përcaktoni saktësisht ritmin me të cilin dëshironi të përparoni me ne. Rreth 70% e partnerëve tanë janë gra, gjë që dëshmon suksesin e sistemit.

albinfo.ch: Çfarë tjetër e bën Vipwell të ndryshëm nga kompanitë e tjera?

Bekim Berisha: Seminaret tona të kualifikimit të vazhdueshëm, të cilat sigurisht janë plotësisht falas për partnerët tanë, zhvillohen në vende të shkëlqyera si Stambolli, Parisi dhe Dubai. Përveç stërvitjes së shkëlqyer, ka edhe shumë stimuj dhe argëtim, p.sh. kalërimi në deve.

albinfo.ch: Si mund të marrin më shumë informacion palët e interesuara?

Bekim Berisha: Shumë e thjeshtë: E-mail [email protected] ose telefononi në 00383 45 249 995 (edhe WhatsApp), ky është numri im privat.
Mezi pres thirrjen tuaj!

vipwell direct AG

vipwell.net [email protected]

Lerzenstrasse 10 8953 Dietikon-CH

T: +41 (0) 44 554 94 41