Lajme
Vendi më i izoluar feston Ditën e Evropës
Kosovarët janë populli më optimist në kontinentin e vjetor që feston 9 Majin-Ditën e Evropës. Madje në Prishtinë kjo ditë është festë zyrtare, ku nuk punojnë as institucionet e as shkollat
Kosova është vendi më i izoluar në Evropë, pa liberalizim të vizave dhe pa perspektivë të qartë integruese, ndërsa kosovarët janë populli më optimist në kontinentin e vjetor që feston 9 Majin-Ditën e Evropës së bashkuar. Madje në Prishtinë kjo ditë është festë zyrtare, ku nuk punojnë as institucionet e as shkollat.
Të anketuar për REL, disa studentë flasin se sa ndjehen evropianë, në një periudhë kur vendi është më i izoluari në rajon.
Gresa Shabani studion marketing në Universitetin e Prishtinës. Ajo thotë se ndjehet e izoluar në shtetin më të ri të Evropës. “Unë nuk ndjehem evropiane, sepse nuk jemi pjesë e Evropës. Na pengon izolimi, mos lëvizja e lirë. Ne atë po e pretendojmë që të jemi të lirë në lëvizje. Do të mund të shkëmbenim njohuri, kultura e gjëra të tjera me të rinjtë e vendeve të Evropës”, ka thënë Gresa Shabani.
Më shumë as më pak evropian, nuk ndihet as Liburn Fejza, po ashtu student.
“Nuk ndjehem evropian. Përpos që gjendemi veç si shtet në Evropë. Jemi të izoluar dhe na duhen viza për gati krejt vendet tjera në Evropë”, ka thënë Liburn Fejza.
Derisa Besian Haklaj, thotë se për shkak të mungesës së lëvizjes së lirë, ai asnjëherë nuk ka vizituar ndonjë vend të Bashkimit Evropian. “Evropian është vështirë të ndihesh në Kosovë. Prishtina ka elemente evropiane si qytet, nëse krahasohet me qytezën prej nga vi unë, Deçanin. Por unë nuk kam vizituar asnjëherë vendet e Bashkimit Evropian. Arsyeja ka qenë viza. Unë jam student dhe nuk punoj. Andaj edhe me marrë vizë është problem”, ka thënë Besiani.
Kurse Kristian Saliqolaj, student në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, tha për Radion Evropa e Lirë se liberalizimi i vizave sidomos për të rinjtë do të ishte me dobi shumë të madhe.
“Liberalizimi i vizave do të ishte një dobi për neve. Do të na shërbente të zbulojmë kultura evropiane, shkëmbim kulturash e tjera. Si të rinj që jemi, na duhet lëvizja e lirë. Tash ndihem i izoluar . Nuk kemi qasje me Evropën”, ka thënë Kristian Saliqolaj.
Edhe Bekim Morina, student në Fakultetit Ekonomik thotë se një kosovar ndihet i izoluar dhe i ofenduar.
“Nuk ndihem Evropian. Ka shumë evropianë në Kosovë, e ne jemi të izoluar. Unë asnjëherë nuk kam vizituar vendet e Bashkimit Evropian. E gjithë kjo për shkak të mungesës së lëvizjes së lirë. Nuk kam tentu as me marrë vizë vitet e fundit pasi gjithmonë jam refuzuar”, ka thënë Bekimi.
Sidoqoftë, rruga deri te anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian, vlerësohet të jetë ende shumë e gjatë.
Kurse lëvizja e lirë përmes liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, mbetet ende e kushtëzuar me një marrëveshje politike ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, për demarkacionin e kufirit, të cilën autoritetet e Kosovës nuk po arrijnë ta miratojnë dhe zbatojnë.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines albinfo.ch mund të lexohet online falas edhe gjatë fluturimeve nga Zvicra për Prishtinë dhe Shkup, duke... -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris -
Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanik shënon 10-vjetorin, rritet ndikimi i juristëve shqiptarë në Britani
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












