Sport
UEFA zbulon kundërshtarët e Zvicrës, Shqipërisë dhe Kosovës
UEFA ka zbuluar rivalët e mundshëm të Zvicrës, Shqipërisë dhe Kosovës në Ligën e Kombeve
Shtëpia e futbollit evropian, UEFA ka zbuluar rivalët e mundshëm të Zvicrës, Shqipërisë dhe Kosovës në Ligën e Kombeve, shkruan albinfo.ch.
Kjo ligë fillon në shator të vitit të ardhshëm dhe parashikon që 55 vendet anëtare të Konfederatës Evropiane të ndahen në katër liga: A, B, C dhe D.
UEFA publikoi atë që është ndarja e skuadrave në liga, në bazë të pozicionit aktual.
Zvicra ndodhet në vazon A, apo atë më fortin, ku do të përballet me ekipet më të forta, si Gjermania, Belgjika ose Italia.
Shqipëria e sheh veten në Ligën C në një turne që për nga emri i kundërshtarëve paraqitet si mjaft i vështirë. Aty ndodhen Irlanda e Veriut, Rumania, Republika Çeke, Turqia, Danimarka, Mali i Zi, Bullgaria, Skocia, Norvegjia, Lituania, Azerbajxhani, Qipro, Finlanda, por edhe Serbia.
Kosova e sheh veten në Ligën D, aty ku në total luajnë 16 përfaqësuese, të cilat do të ndahen në 4 grupe me nga katër skuadra.
Katër fitueset e secili turne, që do të zhvillohet me sistemin e ndeshjeve vajtje-ardhje do të kualifikohen në “Final Four”, ndërsa ekipi fitues do të shpallet kampion.
Liga e Kombeve është e rëndësishme edhe për Kampionatin Evropian, sepse në bazë të rezultateve do të përcaktohen edhe katër skuadra që do të kualifikohen në finalet e këtij turneu.
Liga e Kombeve
Liga A: Gjermania, Franca, Belgjika, Portugalia, Zvicra, Spanja, Anglia, Italia, Kroacia, Polonia, Republika e Irlandës, Ukraina.
Liga B: Holanda, Rusia, Islanda, Hungaria, Uellsi, Bosnje-Hercegovina, Suedia, Greqia, Sllovakia, Austria, Izraeli, Sllovenia
Liga C: Irlanda e Veriut, Rumania, Republika Çeke, Turqia, Shqipëria, Danimarka, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Skocia, Norvegjia, Lituania, Azerbajxhani, Qipro, Finlanda
Liga D: Estonia, Bjellorusia, Gjeorgjia, Armenia, Letonia, Ishujt Faroe, Kazakistani, Moldavia, Luksemburgu, FYR Maqedoni, Kosova, Lihtenshtajni, Malta, Andorra, San Marino, Gjibraltar
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë











