Kultura
U mbajtën Takimet Pranverore Poetike të Diasporës
Me këtë rast u bë shpallja e fituesve nga konkursi anonim për poezi, prozë dhe ese. Ndërsa "Penën e artë të Martin Camajt“ juria ia ndau Dan Kosumit
Të dielën, në lokalet e Qendës Kulturore të Kosovës në Cyrih, SHKSHZ në bashkëpunim me QKK organizuan „Pranverën Poetike të Diasporës 2016“.
Në emër të Qendrës Kulturore të Kosovës Takimet i shpalli të hapura Drejtoresha e QKK z.Shukrije Ramadani, ndërsa në emër të SHKSHZ të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti Kryetari I SHKSHZ poeti Shaip Beqiri.
Më pas u bë shpallja e fituesve nga konkursi anonim për poezi, prozë dhe ese.
Juria në përbërjen: Shaip Beqiri, Sabit Gecaj dhe Bujar Salihu, para të pranishmëve bëri shpalljen e rezultateve:
Për poezi, juria vendosi që vendin e parë t’ia ndajë poezisë „Ky muaj“ (shifra „Letra Vija“), vendin e dytë poezisë „Dashuri e vështirë“ (shifra „20“) dhe vendin e tretë poezisë „Fëmijëve të uritur të botës“ (shifra „Saknusem“).
Për shkak të konkurrencës më të dobët për tregimin juria vendosi të ndajë vetëm dy çmime. Vendin e dytë ajo ia ndau tregimit „Porosia“ me shifër „M3210H“, kurse vendin e tretë, tregimit „Dora e jetës“ me shifër „Fjala“. Ky i fundit rezultoi të ishte i Miradije Maliqit, e cila ishte e pranishme në aktivitet dhe e lexoi atë.
Shoqata lut autorët fitues që të dëshmojnë autorësinë.
Do theksuar me këtë rast se konkursit nuk i kishte arritur as një ese.
Për momente të këndshme muzikore u përkujdes Analiza Schneller.
Në orën letrare punimet e tyre i lexuan Shaip Beqiri, Dan Kosumi, Sabit Gecaj, Gani Bytyqi, Miradije Maliqi, Bujar Salihu dhe Brahim Avdyli.
“Penën e artë të Martin Camajt” juria në përbërjen: Shaip Beqiri, Sabit Gecaj dhe Bujar Salihu, ia ndau Dan Kosumit.
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve

















