Kultura
Tre shqiptarë në serialin amerikan
Protagonistë të këtij seriali do të jenë aktorët shqiptarë nga Kosova, Edi Mehana dhe Lulëzim Guhelli
Tre shqiptarë do të marrin pjesë në serialin e ri amerikan “Clash of the Vampires” i cili do të shfaqet në Netflix. Protagonistë të këtij seriali do të jenë aktorët shqiptarë nga Kosova, Edi Mehana dhe Lulëzim Guhelli të cilët do të kenë edhe rolet kryesore të këtij seriali që është prodhimi më i ri i rrjetit Netflix dhe ka për bazë një histori me vampirë.
Gjatë promovimit të këtij seriali në Chikago, SHBA, është prezantuar edhe rekuiziti kyç i serialit, “unaza” që është punë e shkëlqyer e dizajnerit të unazës Xhavit Novolani i njohur në Kosovë për punimin e unazave dhe i pari dizenjator i çantave të lëkurës.
“Clash of the Vampires” do të fillojë xhirimet në nëntor të këtij viti dhe premiera e tij do të jepet në qershor të vitit 2017 në Netflix.
Edi Mehana përveç pjesëmarrjes së tij në filma të shumtë në Kosovë, po ashtu edhe në Amerikë ka qenë protagonist në disa filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër. Ai luan rolin e Demarco Atkinson për të cilin rol ka bërë një trajtim në artet marciale që nga viti 2014.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions














