Lajme
Top suveniri i sportit shqiptar, në ankand bamirësie
Kelmendi ka vendosur të bëhet ambasadore e organizatës “Care For Kosovo Kids”, e cila është krijuar për të blerë ilaçet e kancerit për secilin fëmijë të sëmuar kosovar, që këtë nuk mund ta bëjë vetë
Një person apo kompani, i identifikuar si “ofertuesi 4841” është i gatshëm t’i dhurojë 7600 euro për ilaçe të fëmijëve me kancer në Kosovë dhe si shpërblim të marrë suvenirin, ndoshta më të rëndësishëm të sportit shqiptar: numrin e shpinës që Majlinda Kelmendi e ka bartur gjatë luftës së fundit në Lojërat Olimpike kur e ka marrë medaljen e artë olimpike.
Kelmendi ka vendosur të bëhet ambasadore e organizatës “Care For Kosovo Kids”, e cila është krijuar për të blerë ilaçet e kancerit për secilin fëmijë të sëmuar kosovar, që këtë nuk mund ta bëjë vetë. Kelmendi ka vendosur që përveç përkrahjes morale, të shkëputet edhe nga një copë e kujtimit nga Rio 2016, kur Kosova në ranglistë të medaljeve doli para shteteve si Austria dhe Portugalia.
Kelmendi për albinfo.ch ka thënë se ka zgjedhur këtë organizatë, pasi mendon se secili fëmijë duhet të ketë shansin e vet dhe në këtë mënyrë ajo do t’i ndihmojë të prekurit. Kelmendi dhurimin e numrit të shpinës e ka bërë pa kërkesë të organizatës dhe shpreson se ndarja e saj emocionale nga një suvenir aq i vlefshëm do të kthehet në sa më shumë ilaçe dhe jetë për fëmijët e Kosovës.
Një gjë tjetër që Kelmendi e ka theksuar është se organizata do t’i shpenzojë 100 për qind të mjeteve direkt në ilaçe, e jo në shpenzime të mirëmbajtjes së OJQ-së. Numri i shpinës është në ankand publik në kompaninë “catawiki” dhe ka filluar nga çmimi prej një euro dhe ka aritur në 7600 euro.
Ky suvenir në një korrnizë do të ishte zbukurim i denjë i secilit lokal afarist apo zyreje të një shqiptari, i cili do të ketë një histori të varur në murrin e vet dhe me mburrje mund të tregojë se ka paguar për shërimin e fëmijëve të sëmurë.
Deri në fund të ankandit kanë mbetur edhe dy ditë dhe duhet të presim të shohim zemërgjerësinë e mburrjen e shqiptarëve me rezultatin më të mirë sportiv të të gjitha kohëve. Një kolege izraelite e Majlindes e ka bërë të njëjtin gjest me numrin e shpinës kur ajo ka fituar medaljen e bronztë. Ai numër ka mbledhur 50 mijë euro. A do të arrijë numri i shpinës i Majlindës shifrën pesëshifrore mbetet të shihet për dy ditët e radhës, kur do të mbyllet ankandi.
Linku video në FB:
https://www.facebook.com/ CareForKosovoKids/videos/ 990495421051378/
Linku në ankand:
https://auction.catawiki.com/ kavels/10749563-judo-kosovo- majlinda-kelmendi-golden- olympic-back-number-olympic- games-2016-rio-de-janeiro
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”















