Lajme
Tiranë, protestë në mbrojtje të parkut
Protestuesit shqiptarë janë përleshur me policinë, ndërsa disa nga ta janë shoqëruar në stacionin e Policisë. Shkas u bë ndërtimi i një parku të lojërave në parkun e liqenit
Dhjetëra aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar të dielën në Tiranë, kundër vendimit të Bashkisë së kryeqytetit për ndërtimin e një parku të lojërave në afërsi të liqenit artificial. Protestuesit janë përleshur me Policinë, ndërsa disa nga ta janë arrestuar dhe shoqëruar në komisariatin e Policisë.
Aktivistët pretendojnë se projekti ka nisur të ndërtohet në shkelje të ligjit, por Bashkia e Tiranës e kundërshton duke theksuar se punimet për parkun kanë nisur në momentin që është dhënë leja e ndërtimit përkatëse.
Siç njoftojnë mediet nga Tirana, shtatë protestues u ndaluan dhe u shoqëruan në Komisariati e Policisë në kryeqytet, ndërsa ndaj tyre është paralajmëruar procedura të rregullta gjyqësore. Madje një aktivist është sulmuar me grushte nga një oficer i policisë, për të cilin pasuan reagimet, raporton Albinfo.Ch.
Ndërtimi i parkut të fëmijëve në Kodrat e Liqenit në Tiranë është kundërshtuar edhe nga Partia Demokratike, e cila ka paralajmëruar një protestë për të hënën. Përmes një komunikate për media, PD-ja dënon, siç thuhet, ashpër dhunën e ushtruar ndaj të rinjve, ndaj të moshuarve, burrave e grave të Tiranës, “që kanë dalë në mbrojtje të pasurisë së tyre, kanë dalë në mbrojtje të Parkut të Liqenit”.
Ndryshe, Liqeni Artificial dhe parku afër tij, është vendi më rekreativ i kryeqytetit shqiptar. Ai është i mbrojtur me ligj.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










