Lajme
Themelohet Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Ballkan
Ky union, i cili mbledh rreth vetes Bashkinë e Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Ulqinit dhe Preshevës, synon krijimin e mekanizmave të bashkëpunimit ndërmjet qyteteve shqiptare
Për hërë të parë, në Tiranë është themeluar Unioni i Bashkive dhe Komunave kryesore që drejtohen nga shqiptarët në rajonin e Ballkanit. Ky union, i cili fillimisht mbledh rreth vetës Bashkinë e Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Ulqinit dhe Preshevës, synon krijimin e mekanizmave të duhur të bashkëpunimit ndërmjet qyteteve shqiptare.
Me synimin për t’u zgjeruar, në konferencën dy ditore, kryetarët, Erjon Veliaj i Tiranës, Shpend Ahmeti i Prishtinës, Teuta Arifi e Tetovës, Nazif Cungu i Ulqinit dhe Shqiprim Arifi i Preshevës, firmosës një platformë bashkëpunimi në fusha: urbanistika, mjedisi, arti dhe inovacioni.
“Të pestë ne së bashku i shërbejmë rreth 1/3 së popullatës shqiptare në rajon dhe besoj se nëse ngjizim diçka të mirë sot, do të kemi bërë diçka të madhe për kombin tonë. Shumë shpejt do të kemi një rrjet të stabilizuar nga ku do të mësojmë prej eksperiencave të njëri-tjetrit”, deklaroi Erjon Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, theksoi se duhen shfrytëzuar energjitë për mirëqenien e qyetarëve. “Të tregojmë se ne mund të bashkëpunojmë e mund të punojmë për mirëqenien e qytetarëve tanë nga pozita ku jemi sot”, dekalaroi Ahmeti, citon TCH.
Ndërsa kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, theksoi rolin e femrës për ndryshim dhe sukses.
Sipas kryetarit të Preshevës ndërkaq «këtu bëhet fjalë për një nismë që do të avancojë kauzën e shqiptarëve në mbarë rajonin, duke i ofruar qeverisje më të mirë lokale, shërbime më të mira, zgjidhje më të mira për jetesën në komunitet, cilësi më të mirë në të gjitha faktorët e jetës që preken nga puna e bashkisë».
Ai ka shtuar se ky është hapi i parë i krijimit të rrjetit të kryetarëve të bashkive dhe komunave të të gjitha qyteteve të rajonit që drejtohen nga shqiptarët.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











