Lajme
Tërmet në verilindje të Shqipërisë
Sipas njoftimit zyrtar, dridhja e tokës është regjistruar në magnitudën 4.5 shkalla Rihter, me epiqendër në fshatin Vinjollë të Bashkisë së Matit. Nuk është raportuar për dëme
Sot, në orën 12:30, Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në Tiranë, ka regjistruar një lëkundje tërmeti në veriun e Shqipërisë. Sipas njoftimit zyrtar, dridhja e tokës është regjistruar në magnitudën 4.5 shkalla Rihter, me epiqendër në fshatin Vinjollë të Bashkisë së Matit, 13 kilometra në veriperëndim të Bulqizës dhe 17 km në juglindje të Burrelit.
Sipas informacioneve të marra nga Njësitë e Qeverisjes Vendore Bulqizë, Burrel, Klos dhe Peshkopi, nuk ka dëme në njerëz dhe banesa. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë lehtë në territoret e qarkut Tiranë, Dibër dhe Elbasan.
Specialistët e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave civile po mbajnë kontakte të vazhdueshme me të gjitha njësitë e qeverisjes vendore dhe strukturat e Shërbimit të Emergjencave Civile, Policisë dhe Zjarrfikëseve.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Austri
-
Dëmet e aksidenteve rrugore arrijnë në miliarda në Austrinë e Epërme Dëmi ekonomik i shkaktuar vetëm nga aksidentet rrugore në Austrinë e Epërme arrin në pothuajse 1.6...
-
Kancelari austriak me thirrje për testime më të shpeshta të ADN-së, për të verifikuar lidhjet familjare
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë?
-
Si të mos ‘përplaseni’ nga një tren austriak i mbipopulluar?
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri?