Terapeuti social nga Berna ka abuzuar seksualisht 114 fëmijë
Shumica e veprave të kryera nga ai janë të vjetruara. Por bazuar në ligjin ekzistues, janë 33 raste që ende mund të ndiqen penalisht

Një terapeut social, 54 vjeçar, nga Berna ka pranuar se ka abuzuar seksualisht 114 fëmijë dhe të rritur me aftësi të kufizuara. Këto veprime ai i ka bërë gjatë 29 viteve të punës së tij si terapeut social në ente të ndryshme të njerëzve nën përkujdesje të veçantë, në Zvicër dhe në Gjermani.
Lajmin për këtë e ka bërë të njohur prokuroria Bern-Mittelland, e cila ka njoftuar po ashtu se ky është njëri ndër rastet më të rënda të abuzimit seksual që ka ndodhur ndonjëherë në Zvicër.
I pandehuri është arrestuar në muajin prill të vitit të kaluar në kantonin Aargau dhe ndaj tij janë duke u zhvilluar hetimet, shkruan nzz.ch. Shumica e veprave të kryera nga ai, siç bën të ditur prokuroria, janë lëndë të vjetruara. Por bazuar në ligjin ekzistues, janë 33 raste që ende mund të ndiqen penalisht.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti