Lajme
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat kombëtare, me mbështetjen e Konsullatës së Kosovës në Shtutgart.
Komuniteti shqiptar në Esslingen është pasuruar me një qendër të re arsimore, pas hapjes zyrtare të Shkollës Shqipe “URA”, e cila do t’u mundësojë fëmijëve të mësojnë gjuhën shqipe, historinë, kulturën dhe traditat kombëtare, shkruan albinfo.ch.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë prindër, nxënës dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar. Udhëheqësi i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Shtutgart, Hamdi Bërbatovci, vlerësoi angazhimin e prindërve dhe të komunitetit, duke theksuar se ruajtja dhe kultivimi i gjuhës amtare mbetet një nga shtyllat kryesore të identitetit kombëtar në diasporë.
Procesi mësimor do të zhvillohet në ambientet e një shkolle lokale në Esslingen dhe do të udhëhiqet nga mësuesja Fortesa Lleshi Ferizi, me mbështetjen e vazhdueshme të komunitetit shqiptar.
Me rastin e hapjes së shkollës, Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Shtutgart shpërndau abetare dhe materiale mësimore për nxënësit, me synimin për të mbështetur mësimin plotësues në gjuhën shqipe, shkruan tutje albinfo.ch.
Në fund, u shpreh mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e kësaj nisme, veçanërisht për mësuesen Fortesa Lleshi Ferizi, Ard Ajdinin, prindërit dhe të gjithë mbështetësit e projektit.
Po ashtu, u bë thirrje që familjet shqiptare në Esslingen dhe rrethinë t’i regjistrojnë fëmijët në Shkollën Shqipe “URA”, duke u bërë pjesë e kësaj nisme të rëndësishme për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto










