Lajme
Task Forcë për ndaljen e migrimit
Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku tha se shumë shpejti do të themelohet një Task-Forcë e përbashkët për parandalimin dhe luftimin e migrimi të kosovarëve
Qeveria e Republikës së Kosovës është duke ndërmarrë veprime konkrete për të parandaluar migrimin e parregullt të kosovarëve drejt Bashkimit Evropian. Për të qenë më efikas, së shpejti pritet të themelohet një Task-Forcë e cila parandalon dhe lufton migrimin e kosovarëve.
Kështu deklaroi ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku pas një takimi që zhvilloi sot në Prishtinë me ambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Daviet.
Në një takim të përbashkët, dy përfaqësuesit konsideruan se ikjet drejt BE-së, mund ta stopojnë liberalizimin e vizave.
“Është e nevojshme që të themelohet një Task Force në nivelin më të lartë të qeverisë e cila në bashkëpunim me institucionet relevante, duke përfshirë shoqërinë civile dhe mediet, do të ndërmerr veprime të koordinuara për të ndalur trendin në rritje të migrimit të parregullt”, u tha pas takimit.
Ministri Çollaku dhe ambasadorja Daviet u takuan sot në Prishtinë në një takim të rëndomtë pune.
Ministri Çollaku e falënderoi ambasadoren Daviet për ndihmën e përhershme që Franca ka ofruar dhe vazhdon të ofroj për Kosovën në të gjitha sferat, si në kuadër të shtetndërtimit po ashtu, të plotësimit të kritereve për integrim në Bashkimin Evropian (BE).
Procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, siç tha ministri kosovar, është në rrugë të sigurt dhe për arritjen e këtij qëllimi, është shtuar edhe dinamika e punës në përmbushjen e kritereve të domosdoshme.
“Institucionet e Kosovës dhe qytetarët tanë janë plotësisht të përkushtuar për t’i kontribuar procesit të integrimit evropian të bindur se anëtarësimi në familjen evropiane është plotësisht në përputhje me interesin tonë nacional për një shtet dhe shoqëri që ndan dhe afirmon vlerat civilizuese perëndimore”, tha mes tjerash Çollaku.
Ndërsa ambasadorja Daviet e uroi ministrin Çollaku për përgjegjësinë e re dhe u zotua se Qeveria Franceze nëpërmjet Ambasadës në Kosovë do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në rrugën e sajë drejt anëtarësimit në BE.
Ndërsa rëndësi të veçantë në këtë takim iu kushtua problemit të migrimit të parregullt. Ishte konkludim i përbashkët se “trendi në rritje i migrimit i parregullt duhet të ndalohet sepse në të kundërtën mund ta rrezikoj procesin shumë të rëndësishëm për liberalizimin e vizave”.
E-Diaspora
-
Gjermani
Ambasada e Kosovës organizon panel me diasporën shqiptare në Berlin Në kuadër të “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”, Ambasada e Republikës së Kosovës në... -
Diaspora
Mijëra qytetarë të Kosovës votojnë sot në ambasada dhe konsullata -
Mbi 11 për qind e diasporës voton brenda orëve të para -
Suedi
Diaspora në Suedi nis procesin e votimit, qytetarët ushtrojnë të drejtën e votës -
Gjermani
Nga punëtor i thjeshtë në Gjermani deri te titulli “Dachdeckermeister”, historia frymëzuese e Nderim Hajdari
Jeta në Austri
-
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë Në orën 19:00 është mbyllur procesi i votimit në Vjenë të Austrisë. Nga ora 07:00 deri... -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta -
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit












