Lajme
Sylën pritet ta zëvendësojë Buja, i dënuar nga Gjykata
Zëvendësi i Azem Sylës në Kuvend, Shukri Buja është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 4 muaj burg me kusht dhe 2 mijë euro gjobë për mosdeklarim të pasurisë
Dorëheqjes së Azem Sylës nga posti i deputetit të Kuvendit të Kosovës, duket se më së shumti i është gëzuar Shukri Buja, ish kryetar i Lipjanit. Ai është kandidati në radhë nga PDK, që pritet ta zëvendësojë në Kuvend Sylën, i cili dje nga arratia deklaroi dorëheqjen, pasi u akuzua si udhëheqës i një grupi kriminal që është marrë me shitjen e tokës shoqërore.
Sipas rezultateve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Shukri Buja në zgjedhjet e qershorit të vitit 2014, ka marrë 8224 vota, dhe është në radhë për deputet.
Por, Buja duket të mos jetë më i mirë se pararendësi, sepse ai është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me katër muaj burg me kusht dhe 2 mijë euro gjobë për mosdeklarim të pasurisë, gjatë kohës sa ishte kryetar i komunës së Lipjanit. Këtë dënim Buja e kishte cilësuar si politik.
Azem Syla, një ish azilkërkues politik në Zvicër dhe komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ka dhënët dorëheqje nga të gjitha funksionet politike, përfshirë edhe atë të deputetit të Kuvendit të Kosovës, pas dyshimeve të ngritura ndaj tij se është pjesë e një grupi që ka bërë tjetërsim të pronave shoqërore.
Që nga dita martë, Syla nuk iu është përgjigjur autoriteteve kosovare të drejtësisë. Ai vazhdon të mbetet në arrati, ndërsa avokatët deklaruan se nuk kanë informatat se ku gjendet ai. Fillimisht u tha se është në Shqipëri, por disa media në Kosovë, thanë se Syla mund të ketë ikur në Zvicër ku ka jetuar një kohë të gjatë.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











