Kultura
SVP-ja kërkon të hiqet skulptura e Sislej Xhafes nga Cyrihu
Vepra skulpturale e artistit të njohur kosovar, Sislej Xhafa, që është bërë sinonim në lagjen “Hardau” të Cyrihut dhe që tashmë është njëri nga objektet më impozante e dominues në këtë rrethinë, ende pa i bërë një vit ka filluar të bëhet pengesë për SVP-në.
SVP-ja e Cyrihut kërkon prishjen e skulpturës “Y” të Sislej Xhafes në Hardau.
“Kjo skulpturë, në trajtën e shkronjës „Y“, nuk ka përmbushur misionin e saj origjinal dhe nuk do të vazhdojë të shërbejë si një luhajë”, tha këshilltari komunal i SVP-së, Mauro Tuena, për “Tagesanzeiger”.
Politikani i SVP-së bashkë me kolegun i tij partiak, Bruno Sidler, javën e kaluar në një takim të komisionit i kanë kërkuar këshilltares së qytetit të Cyrihut, Ruth Genner, që ta heqin “eksperimentin Y”, siç e quan SVP-ja nga lagjja “Hardau”.
“Nuk është turp që një eksperiment nuk funksionon”, thotë Tuena.
Koha dhe shpenzimet nga modifikimet dhe riparimet në këtë objekt arti janë të pabërballueshme për qytetin e Cyrihit, thonë në SVP.
Nga një instalim i tillë i dështuar, siç thotë SVP-ka, ka mësuar që në të ardhmen projekte të tilla të anashkalohen edhe në pjesë të tjera të qytetit.
Nëse një kërkesë e tillë nuk pranohet, atëherë SVP-ja do të iniciojë një mocion parlamentar. “Për fëmijët dhe të rinjtë që luajnë në park, luhaja paraqet një rrezik”, thotë Tuena.
Nga ana tjetër, heqja e skulpturës nuk është opsion për momentin, tha Mike Sgier, një zëdhënës i qytetit të Cyrihut.
“Nuk shohim asnjë arsye për ta hequr skulpturën “Y””. Për këtë vepër arti nuk është ankuar askush nga qytetarët. Përkundrazi, me të vërtetë duan që skulptura të mbetet në lagjet e tyre. Ne nuk dëshirojmë të heqim skulpturën “Y”, tha Sgier.
Ai ka marrë edhe reagimet e shqiptarëve të Kosovës nga Cyrihu. Ata janë krenarë që “Y” është vepër e artistit Sislej Xhafa, që vjen nga vendi i tyre.
“Ky nuk është një projekt i dështuar ‘Y’”, thotë Sgier.
Gjithashtu për akuzat rreth shpenzimeve, zyrtari i qytetit të Cyrihut ka një pergjigje për SVP-në.
“Vështirësitë që kemi pasur në fillim me skulpturën “Y” kanë qenë normale. Për të gjitha prishjet ka garantuar që i mbulon pjesërisht firma Nüssli”, tha Sgier.
Skulptura e artistit kosovar në Cyrih është riparuar shpesh nga dëmtimet që i janë bërë këtij objekti 15 metra të lartë në Cyrih. 395 mijë franga ka kushtuar projekti i skulpturës.
Grün Stadt të Cyrihut i ka kushtuar riparimi i skulpturës 35 mijë franga, shkruan “Tagesanzeiger”.
Më 23 shtator 2011 në Parkun Hardau të qytetit të Cyrihut është përuruar skulptura e punuar nga artisti kosovar me qëndrim në SHBA, Sislej Xhafa.
Kjo skulpturë, në trajtën e shkronjës Y qe zgjedhur më e mira në një konkurs që pati shpallur Komuna e Cyrihut para dy vjetësh.
E-Diaspora
-
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit Arben Ademi, shqiptari nga Zvicra që po lë gjurmë në industrinë e luksit me brendin ndërkombëtar... -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten











