Lajme
Studentët shqiptarë, të parët në Turqi
Universiteti Teknik i Stambollit ka publikuar listën e të diplomuarve për Bachelor të vitit akademik 2019-2020, ku për këtë vit akademik, 8 studentë shqiptarë dolën të parët.
Studentët Bachelor të vitit akademik 2019-2020 të Universitetit Teknik të Stambollit që e mbyllën këtë vit me mesataren 3.99 janë Emiljo Mehillaj në degën Inxhinieri Elektronike dhe Informacioni, Bianka Pajo në degën Inxhinieri Ndërtimi, Sigela Muharremi dhe Alueda Kuka në degën e Ekonomisë. Studentët e që u shpallën të dytët janë Arlind Billa në degën e Inxhinieri Elektronike dhe Informacioni dhe Xhoela Bame në degën Biologji Molekulare dhe Gjenetikë me mesatare 3,96. I treti i universitetit me mesatare 3,94 është Alket Çiku për Inxhinieri Ndërtimi, përcjell Albinfo.ch.
Ka rënë shumë në sy që 8 studentët që kanë dalë të parët të jenë nga Shqipëria. Në vitin e kaluar akademik studentja që doli e para ishte Ida Gjergji me mesatare 4.0 (10.00 me sistemin shqiptar), e cila gjithashtu ishte shqiptare. Në të njëjtën kohë studentët e parë, të dytë dhe të tretë të degës së Inxhinierisë Elektronike dhe Informacioni janë në 10-shen e parë.
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”










