Kosova
SRF: Martesat në Kosovë: Rinia e diasporës “lufton” me traditat
Televizioni zviceran SRF i ka dedikuar një artikull të rinjve kosovarë nga Zvicra. “Gjatë pushimeve verore, shumë kosovarë zviceranë shkojnë në Kosovë dhe kërkojnë një ‘nuse’. Tradita thotë se kosovarët martohen mes tyre”.

Televizioni zviceran SRF ka përgatitur një reportazh lidhur me martesat e kosovarëve zviceranë me shqiptaret e Kosovës. Kronika nis lidhur me fenomenin romantik që ndodh çdo verë në Kosovë: Gjatë pushimeve verore, shumë kosovarë zviceranë shkojnë në shtëpi dhe kërkojnë një partner për jetën atje. Tradita thotë se kosovarët martohen mes tyre. Jo të gjithë në diasporë e pëlqejnë këtë. Por thyerja e traditës nuk është e lehtë”, transmeton albinfo.ch.
E gjithë storja theksin e vë tek qindra martesa që bëhen çdo vit mes kosovarëve të Zvicrës dhe atyre nga Kosova. Faktorë i rëndësishëm i kësaj lidhje duket se janë prindërit, ani pse të rinjtë shpeshherë nuk janë dakord, cekët në këtë storje.
SRF shkruan se fjala më e popullarizuar gjatë verës në Kosovë është “Shacit kanë ardhë”. Kjo fjalë i përshkuran të gjithë mërgimtarët që jetojnë jashtë këtij vendi. Kudo që jeni gjatë periudhës së pushimeve verore, në Kosovë do të shihni vetura me targa zvicerane, të markave më të shtrenjta në botë.
E ajo që është më e çuditshmja, sipas SRF, është se shumë zviceranë kosovarë gjatë kësaj periudhe pushimi tentojnë të gjejnë një të dashur që të kalojnë jetën me të.
Tutje televizoni zviceran përshkruan edhe jetën e natës dhe dasmat e përmasave të mëdha që bëhen në Kosovë gjatë sezonit të verës, atëherë edhe kur janë në pushime zviceranët kosovarë, transmeton tutje albinfo.ch.
Për më shumë shikoni videon më poshtë:
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti