Kultura
Sonte fillon Dokufesti
Në një alamet objekti dhe gjysmë të boshatisur në qendër të Prizrenit, vërehen hyrje-daljet e shumta të të të rinjve. Entuziazmi që kanë u dallohet në fytyrë. Ata po përgatiten për njërën prej ngjarjeve më të mëdha kulturore në Kosovë. Dhe si bazë kanë objektin e quajtur “Qendra Europa”, që në njëfarë mënyre simbolizon edhe aspiratën e kombit të ri në kontinentin e vjetër, për t’u bërë një ditë pjesë e familjes së madhe të Bashkimit Evropian, transmeton koha.net.
Por rrugëtimi drejt këtij synimi është përplot me sfida për kosovarët, shkaku i demokracisë së brishtë dhe i nivelit të lartë të korrupsionit. Madje, të dëshpëruar me këtë situatë si dhe në mungesë të perspektivës për një jetesë më të mirë në një të ardhme të afërt, mijëra kosovarë gjatë fundit të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti, ia kanë mësyrë rrugëve ilegale të emigrimit në kërkim të shpresës në vendet evropiane, shkruan “Koha Ditore”.
Ndonëse emigrimi vazhdimisht është prezent në këtë shoqëri, vala e fundit ka qenë marramendëse, duke mobilizuar edhe zyrtarë të ndryshëm evropianë që të vijnë në Prishtinë për të përcjellë porosinë se për kosovarët në Evropë nuk ka azil. Ndërkohë territori i Kosovës, e sidomos i fqinjëve të saj, përdoret edhe nga refugjatët sirianë dhe të tjerë për të tentuar kalimin në kërkim të fatit. Çështja është shndërruar edhe në temë globale.
Duke i pasur parasysh të gjitha këto zhvillime organizatorët e festivalit të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” kanë vendosur që në edicionin e 14-të me radhë ta trajtojnë migrimin nga aspekte të ndryshme.
Një pjesë e filmave që do të projektohen në kinematë e ndryshme të Prizrenit do t’i dedikohen kësaj teme. Bota, prej sot e (shtunë) vjen këtu dhe për tetë ditë, stacioni për t’u nisur në një udhëtim të lirë, ani pse virtual nëpërmjet filmit, është “DokuFesti”
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











