Lajme
Sipas sindikatave, papunësia rreth 50 për qind
Të prekurit nga papunësia janë të rinjtë, ku sipas anketës të ASK-së 57.7 për qind e të papunëve i takon moshës 15-24 vjeç
Numri i të papunëve në Kosovë mund të arrij në 50 për qind, pavarësisht statistikave zyrtare që ka nxjerrë Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Kështu kanë thënë sindikalistët kosovarë, sipas të cilës, numri i të papunëve është dukshëm më i madhe se sa që nxjerrin institucionet vendore.
Sipas të dhënave të publikuara ditë më parë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), thuhet se shkalla e papunësisë në vitin 2015 ka qenë 32.9 për qind, kurse në vitin 2014 kjo vlerë ka qenë në 35 për qind. Sipas këtij institucioni, nga viti i kaluar ka një rënie të lehtë të papunësisë.
Por, përfaqësuesit e punëtorëve mbajnë qëndrimin e tyre se shkalla e papunësisë është mbi 50 për qind.
Se papunësia mbetet problemi kryesor më të cilën përballen qytetaret e Kosovës, thuhet edhe në një raport të publikuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), sipas të cilit 78 për qind e qytetarëve të Kosovës mendojnë se kushtet socio-ekonomike janë problemet më të mëdha me të cilat përballet Kosova.
Të prekurit nga papunësia janë të rinjtë, ku sipas anketës të ASK-së 57.7 për qind e të papunëve i takon moshës 15-24 vjeç.
Haxhi Arifi, udhëheqës në Bashkimin e Sindikatës se Pavarur të Kosovës, (BSPK) duke folur për REL ka thënë se shkalla e papunësisë në Kosovë, llogaritet të jetë më e lartë.
Ai thotë se pavarësisht iniciativave të fundit, për krijimin e vendeve të reja të punës, angazhimi i autoriteteve kompetente duhet të jetë më i fokusuar në përmirësimin e sektorit privat, sektor ky, që sipas tij, gjeneron numrin më të madh të të punësuarave.
“Ne si BSPK e dimë që papunësia është shumë më e lartë se ato statistika. Te tregu i punësimit ka shumë probleme, dhe më një iniciative më të mirë do të vinim deri tek realiteti i statistikave”, ka thënë Arifi
Duke mos dyshuar në metodologjinë e përdorur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, Ibrahim Rexhepi, drejtor i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale “STRAS” dyshon se përqindja e prezantuar e papunësisë përkon me realitetin në terren. Ai madje kujton se në regjistrimin e popullsisë në vitin 2011, shkalla e papunësisë ka qenë rreth 45 për qind.
“E para është se kjo shifër është shumë larg asaj që ka dal nga regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë, para pesë vitesh. Dhe njëkohësisht gjatë kësaj periudhe, Kosova nuk ka pasur një normë të lartë të zhvillimit ekonomik e cila ka mundur të ndikojë kaq shumë në rënien e papunësisë nga 45 për qind në rreth 33 për qind”, ka thënë Rexhepi.
Ndryshe, ditëve të fundit, ka pasur një angazhim të autoriteteve kompetente për hapjen e vendeve të reja të punës nga investitorë të jashtëm.
Ndryshe edhe në anketën e publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, thuhet se prodhimi, tregtia arsimi dhe ndërtimtaria janë sektorët në të cilët është i punësuar numri më i madh i qytetarëve. Kurse sa i përket të punësuarve vetëm 28 për qind e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme pune.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











