Shkurt.ch
“Shtyhet” 1 gushti për shkak të Ramazanit!
Në të vërtetë kremtimi i festës më të madhe nacionale të zviceranëve, 1 gushtit shtyhet për më vonë në disa shtete islamike
1 gushti, do të “shtyhet” për shkak të fillimit të muajit të Ramazanit!
Në fakt, vetë kalendari nuk ndryshon, 1 gushti mbetet aty ku është, pra menjëherë pas 31 korrikut, por ai që shtyhet është shënimi i 1 Gushtit, festës më të madhe nacionale e Zvicrës.
Bëhet fjalë për manifestimin e kësaj date në vendet islamike, përkatësisht në ambasadat dhe përfaqësitë tjera zvicerane në disa nga vendet e përmendura.
Zviceranët në shtetet si Siria, Tunizia ose Egjipti, vende të cilat për shkak të zhvillimeve politike ishin në fokus të interesimit të opinionit botëror, festën nacionale do ta festojnë në ditën e fundit të korrikut ose në shtator.
Kjo, për faktin se më 1 gusht fillon muaji i agjërimit, Ramazani.
Në ambasadat e Zvicrës në Siri dhe Tunizi, pritja për 1 gushtin është mbajtur më 28 korrik.
Zvicra nuk është vendi i vetëm që shtyn ose heq dorë nga shënimi i festës së saj nacionale në vendet e përmendura, ose e ndërron datën. Franca, për shembull, nuk e ka festuar ditën e saj nacionale, 14 korrikun në Tunizi.
Por fillimi i muajit të agjërimit nuk do të pengojë personelin e Ambasadës së Zvicrës në Egjipt për të festuar në “Klubin Zviceran”. Ndërsa festimi zyrtar i 1 gushtit në rezidencën e Ambasadorit të Zvicrës në Egjipt është shtyrë për në muajin shtator.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













