Lajme
Shqiptarja që krijoi program për zbulimin e depresionit me inteligjencë artificiale, i saktë në 99% të rasteve
Hana Selmani ka krijuar programin për zbulimin e depresionit përmes inteligjencës artificiale.

Ajo quhet Hana Selmani, e cila po konsiderohet një storie suksesi pikërisht në inteligjencën artificiale, transmeton albinfo.ch.
Hana së fundmi ka krijuar programin për zbulimin e depresionit përmes inteligjencës artificiale.
Ajo ka përfunduar studimet në New York dhe në University Abu Dhabi.
“Mentorja ime, profesoresha Mai Oudah, merret me studimin e informatikës—më saktë, studime informatike që merren me mikrobiomën. Hulumtimi përqendrohej në dy pyetje kryesore: a do të mund të zbulohej depresioni përmes IA-së, dhe a do të zbulojmë lidhje mes një pjese fizike të trupit, si mikrobioma e zorrëve, dhe një sëmundjeje mendore, si depresioni. Pasi arrita përgjigje pohuese për të dyja pyetjet, u përqendrova në optimizmin e programit, që të jetë sa më i saktë dhe efikas. Performanca finale është gati e përkryer, me 99 % kategorizim të saktë. Motivimi i këtij projekti është që të krijohet një vegël efektive, e qasshme dhe me kosto të ulët. Diagnozat tradicionale psikiatrike mund të jenë të kushtueshme dhe të paarritshme për një pjesë të madhe të popullsisë, prandaj nevojitet një vegël si kjo”, është shprehur ajo.
Në këtë studim janë përdorur teknikat e të mësuarit të makinerive (machine learning), apo IA, për të ndërtuar një model parashikues, i bazuar në të dhënat e mikrobiomës së zorrëve, për qëllime të zbulimit të depresionit. Në mënyrë më të kuptueshme, kjo do të thotë që “makina”, apo modeli i IA-së, trajnohet dhe mëson nga të dhënat e mikrobiomës së zorrëve. Të dhënat janë të shënuara dhe të ndara mes mikrobiomës me depresion dhe mikrobiomës “të shëndoshë” (pa depresion). Modeli fillon të dallojë mes profilit të mikrobiomës me depresion dhe atij pa depresion: në hapin e testimit hiqen shënimet, dhe modeli duhet të gjejë se cila mikrobiomë i përket depresionit dhe cila është pa depresion.
“Modeli arrin saktësi deri në 99 % për shkak se programi që krijuam identifikon një profil të 30–50 mikrobeve, të cilat janë më informative dhe diskriminative për të dalluar mes klasave ‘depresion’ dhe ‘shëndoshë’. Kjo paraqet një kontribut të dytë, sepse mikrobet e identifikuara mund të merren në studime biologjike për të zbuluar lidhje apo shkaqe mes këtyre mikrobeve dhe depresionit. Ata që janë të interesuar për më shumë detaje teknike dhe rezultate mund t’i gjejnë në publikimin me titull “Using Machine Learning for Depression Detection Based on Gut Microbiome” në Springer Nature., tha ajo.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor