Lajme
Shqiptari nga Amerika bën me shtëpi një familje në Podujevë
Shumë familje në Kosovë vazhdojnë të jetojnë në kushte shumë të rënda dhe pa të ardhura materiale.
Kjo ka mobilizuar një pjesë të shoqërisë që t’iu ndihmojnë në momentet më të vështira. E, kur bëhet fjalë për ndihmë, atëherë një pjesë e madhe vjen nga diaspora shqiptare.
Kështu ka ndodhur edhe me rastin e një familje nga Podujeva që jetonte në kushte të vështira, derisa tani pritet të bëhet me shtëpi të re, raporton ‘Klan Kosova’.
Kryefamiljari Bajram Ademi së bashku me pesë anëtarë të familjes së tij do të jetojnë në një barakë tek lagjia e Kuvajtit në Podujevë. Këtë ndihmë e dha donatori, Lulzim Gashi që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Shtëpia pritet të ndërtohet shumë shpejt, derisa donatori nuk ka qenë prezent me këtë rast. Gjithsesi kryefamiljari Ademi e ka falënderuar për ndihmën e madhe që i ka dhënë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












