Lajme
Shqiptarët e veriut “pëlqejnë” Francën
Nga muaji mars i vitit të kaluar, për në këtë shtet evropian, kanë emigruar familje të tëra
Nuk ka pothuajse asnjë fshat apo vendbanim të komunave malore të Shqipërisë së veriut, Bajram Curr, Tropojë e Kukës, që nuk e ka një familjar refugjat në Francë. Nga muaji mars i vitit të kaluar, për në këtë shtet evropian, kanë emigruar familje të tëra.
Familjarë që kanë arritur tashmë në shtetin francez, kanë deklaruar se janë duke qëndruar në kampe të grumbulluar në qytete të ndryshme të Francës dhe trajtohen si refugjatë. Sipas tyre, deri në muajin mars, autoritetet franceze do merren me dokumentacionin e tyre dhe pastaj do vendoset në bazë të legjislacionit për refugjatët.
“Pothuajse nga çdo fshat dhe komunë e nënprefkturës Tropojë, të qarkut Kukës, kanë emigruar kryefamiljarë me familjet e tyre, kryesisht të papunë dhe që trajtohen me ndihmë ekonomike”, thuhet në një artikull të gazetës “Shekulli”.
Përfaqësuesit e administratave komunale të këtyre vendbanimeve kanë deklaruar se nuk posedojnë statistika të sakta për numrin refugjatëve, por mendohet se janë 80-100 familje me 400-500 banorë, kryesisht nga bashkia “Bajram Curri”, komuna Bujan, Tropojë, Bytyç, Llugaj, etj.
Emigrimi i banorëve nga Tropoja vazhdon edhe në këto ditë janari. S.H., banor i lagjes “Partizani”, kryefamiljar me 3 fëmijë dhe bashkëshorten, thotë se deri në fund të muajit janar do sigurojë një sasi të hollash dhe do niset familjarisht drejt Francës.
“Kam përgatitur të gjitha dokumentet që më ka sugjeruar një avokat shqiptar me banim në shtetin francez, kuptohet kundrejt pagesës. Më kanë premtuar se do sistemohem në punë dhe me strehim, duke pasur parasysh se dokumentet që disponoj më japin të drejtën e refugjatit në bazë të konventave ndërkombëtare”, mbyll bisedën për ky kryefamiljar.
Fluksi i emigrantëve në rritje ka një emërues të përbashkët: gjendja e rënduar ekonomike, kryesisht papunësia në zonat rurale të prefekturës së qarkut Kukës.
Ka më shumë se dy vjet që Shqipëria ka hyrë në procesin e liberalizimit të vizave, së bashku me disa vende të tjera të rajonit. Por, migrimi ilegal i ka vënë në siklet vendet e Bashkimit Evropian, të cilat po e shikojnë mundësinë për rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë, Maqedoninë dhe Serbinë.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











