Lajme
Shqipëria prek ëndrrën, kualifikohet në “Franca 2016”
Me fitoren 3:0 ndaj Armenisë, Kombëtarja Shqiptare u kualifikua si e dyta në grup. Në Kosovë e Shqipëria nisë festa
Për herë të parë në histori të futbollit shqiptar, Shqipëria arrin të kualifikohet në Kampionatin Evropian të Futbollit “Franca 2016”, duke realizuar ëndrrën e atyre qindra futbollistëve shqiptarë që luajtën ndër vite. Me fitoren 3:0 ndaj Armenisë, Kombëtarja Shqiptare u kualifikua si e dyta në grupin I.
Djelmoshat e trajnerit Giani De Biazit shënuan tri herë, duke përmbyllur eliminatoret në vendin e dytë, pas Portugalisë, duke lënë pas Danimarkën që luan në “Play off”, Serbinë dhe Armeninë.
Skuadra shqiptare bëri lojë të shkëlqyer. Fillimisht shënoi lojtari i Bazelit, Shkëlzen Gashi në minutën 9, për avantazh 0:1, ndërsa Berat Gjimshiti në minutën 24 ngriti në 0:2 fitoren e shqiptarëve. Ndërsa për t’i dhënë fund dilemave të fitores, ishte zëvendësuesi Armando Sadiku, i cili ngriti në 0:3 në minutën 75 të lojës. Kombëtarja shqiptare pati edhe disa raste të tjera për gol.
Pas përfundimit të lojës, filloi festa në Tiranë, Prishtinë e qytetet tjera. Por, ajo që është e veçantë është festa në Prishtinë ku mijëra fishekëzjarre janë ndezur nga simpatizantët e Kombëtares. Edhe në këto çaste që raporton Albinfo.Ch, në Prishtinë po festojnë qytetarët, ndërsa rrugët janë të bllokuara.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










