Lajme
Shqipëria me 3 skenarë për rihapjen e shkollave
Të tre skenarët e planifikuar nga Ministria shqiptare e Arsimit për fillimin e vitit të ri shkollor më 14 shtator mund të zbatohen në të njëjtën kohë në të gjithë vendin në varësi të infrastrukturës se shkollave, të numrit të nxënësve dhe të përhapjes së virusit COVID-19 në zona të caktuara, shkruan TCH, transmeton Albinfo.ch
Varianti i parë është rikthimi në bankat e shkollës normalisht duke respektuar masat anti-COVID-19, plani i dytë është kombinimi i mësimit një javë në shkollë një javë në shtëpi dhe skenari i tretë nëse situata përkeqësohet shumë, mësimi do të zhvillohet vetëm online.
Për shkollat me numër të madh nxënësish mësimi do të zhvillohet me turne dhe orë 30 minuta, ku në klasa nuk duhet të ketë më shumë se 20 nxënës. Mësimi do të nisë për një grup në 8 e do të zgjasë deri në 10:45, ndërsa për grupin e fundit nis në 17 dhe mbaron në 19.45.
Për shkollat që do të zhvillojnë mësim të kombinuar klasat do të ndahen në tek dhe çift si për shembull klasat 1-3-5-7-9 do të zhvillojnë javën e parë në mjediset e shkollës dhe javën e dytë online, ndërsa klasat çift 2-4-6-8 të kundërtën. Dhe nxënësit sipas këtij skenari do të vlerësohen vetëm për mësimin në shkollë.
Në udhëzuesin e përgatitur nga ministria e arsimit rekomandohet që prioritet të kenë nxënësit e klasave të para deri në klasat e pesta për të zhvilluar mësim paradite në klasa me orar të plotë. Ndërsa të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar dy javët e para të fillimit të shkollës do të zhvillojnë orë përsëritjeje për mësimin online që bënë gjatë periudhës mars-maj.
Referuar parashikimeve të ministrisë llogaritet që koha mësimore që i shtohet çdo mësuesi është rreth 7 orë mësimi në javë që mund të paguhen si orë suplementare, ose orët mësimore shtesë të realizohen me mësues shtesë.
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”










