Sport
Shqipëria me disa prurje të reja
Trajneri i kuqezinjve, Christian Panucci, është shprehur se do të grumbullojë edhe disa futbollistë të ri për ndeshjet e ardhshme, shkruan albinfo.ch.
Ai në fillim foli për Kamer Qakën dhe Astrit Ajdareviq, që luajtën kundër Turqisë. “Nuk e di sesa ka ndryshuar skuadra. Unë mundohem t’i jap cilësinë më të mirë të mundshme, sepse kemi shumë pak kohë për të punuar. Qaka është një lojtar me shumë talent dhe unë jam shumë i kënaqur që e grumbullova. Ajdareviqi gjithashtu ka cilësi, por i duhet dhënë më shumë besim”, ka thënë Panucci.
Ai foli edhe për futbollistët e rinj që pritet të grumbullohen në Kombëtare. “Do të kemi një grumbullim në mars, ku do të shohim 2-3 futbollistë. Duhet të kemi një bazë të rëndësishme, për të krijuar grupin që do të jetë në eliminatoret e Evropianit. Janë 5-6 lojtarë të cilët i kam parë në video, por duhet t’i shoh edhe nga afër. E sigurt që do të ketë prurje të reja në mars”, nënvizoi Panucci.
Ndër të tjera trajneri italian foli edhe për të rinjtë U-21. “Ramadani është lojtar që do të bëjë pjesë në grupin tonë më pëlqen shumë, por janë edhe 4-5 lojtarë të tjerë për të cilët kam folur edhe me Bushin. Nuk i them emrat sepse janë të rinj”, deklaroi Christian Panucci.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











