Lajme
Shqipëri, arrihet marrëveshja për reforma në drejtësi
Lulzim Basha tha se marrëveshja është arritur në bazë të një formulimi të propozuar nga Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Johanes Hahn për rolin e ndërkombëtarëve në procesin e vetingut
Qeveria e Shqipërisë duket se do të shpëtojë nga rrëzimi, pasi që autoritetet në Tiranë bashkë me faktorin ndërkombëtarë, kanë arritur marrëveshjen për drejtësi, që ishte kusht i Bashkimit Evropian për procesin euro-integrues. Arritjen e marrëveshjen e kanë konfirmuar dy palët, socialistet dhe demokratët.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për media njoftoi arritjen e një marrëveshjeje për reformën në drejtësi. Basha tha se marrëveshja është arritur në bazë të një formulimi të propozuar nga Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Johanes Hahn për rolin e ndërkombëtarëve në procesin e vetingut.
“Sapo kam përfunduar një komunikim intensiv me partnerët amerikanë dhe europianë. Pas komunikimit më të fundit të rakorduar nga komisioneri Hahn, roli i misionit ndërkombëtar do të jetë rekomandues, ndërsa vendimmarrja tërësisht në duart e shqiptarëve”, tha Basha, citon TCH.
Basha foli në këtë dalje për “fitore të parimeve të Partisë Demokratike”. “PD zhvilloi një betejë të gjatë dhe këmbëngulja e saj pati rezultate pozitive”, tha Basha.
Sipas kreut të demokratëve, kjo marrëveshje është mbyllja me sukses e një procesi në përputhje me Kushtetutën dhe rekomandimet e Venecias.
“Konkludimi në këtë mënyrë i këtyre çështjeve, të lëna si litar jashtë në negociatat e të hënës, është konkludimi me sukses i PD për një draft kushtetues në përputhje me propozimet e Komisionit të Venecias dhë bazuar mbi propozimin e zonjës Nuland. Kjo betejë ka patur dy qëllime: Kushetuetshmërinë dhe të drejtat e liritë themelore”, vijoi kreu i demokratëve.
Edhe kryeministri dhe lideri socialit, Edi Rama e cilësoi fitore historike të shqiptarëve marrëveshjen për drejtësi. Por, dryshe nga çfarë reklamoi kreu i opozitës Basha si një fitore e tyre për reformën në drejtësi, Rama tha se kjo marrëveshje përbën fitore historike për të gjithë qytetarët shqiptarë.
“Tashmë i hapet rruga revolucionit në sistemin e drejtësisë. Besoj se është një moment lehtësimi për të gjithë shqiptarët, qytetarët dhe qytetaret e këtij vendi, të cilët tanimë e kanë marrë lajmin se PD i është nënshtruar vullnetit të hekurt të popullit shqiptar dhe vullnetit të hekurt të partnerëve tanë strategjikë, që bashkë me shqiptarët të çojmë përpara një reformë historike”, tha Rama.
Sipas Ramës, sot të gjithë duhet të ndihemi të lehtësuar “jo vetëm për faktin që reforma historike do të kalojë nesër me konsensus, për faktin që sidoqoftë në Shqipëri nuk mundi të formësojë asnjë grupim që mund ta damkoste vendin me një njollë të pashlyeshme”.
Ndryshe, ishte kryeparlamentari dhe lideri i LSI-së, Ilir Meta i cili kërcënoi tri ditë më parë se nëse nuk arrihet marrëveshje për reforma në drejtësi, do ta prishte koliacionin me PS-në, dhe vendin do ta çonte më zgjedhje të parakohshme. Madje ai përmendi edhe krijimin e një qeveri teknike, e cila nuk mori mbështetje nga ndërkombëtarët.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













