Lajme
Shqipëri: A do të lejohet diaspora të votojë me dokumente të vendeve tjera në zgjedhje?
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi deklaroi në Kuvend se ndryshimet në Kodin Zgjedhor që po shqyrtohen sot në seancë kanë dakordësinë e të dyja palëve, mazhorancës dhe opozitës.
“Sot po diskutojmë për një paketë ndryshimesh në Kodin Zgjedhor që bëjnë më të lehtë votën e bashkatdhetarëve tanë në diasporë. Është arritur një dakordësi për të mos krijuar idenë e mospajtueshmërisë”, tha Peleshi.
Peleshi theksoi se e vërteta është se ne jemi dakord ta votojmë draftin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor në tavolinë.
Sipas tij, diskutimi lidhur me votimin pa karta identiteti apo me dokumente të vendeve të tjera nuk është pjesë e këtyre ndryshimeve.
“Ne nuk kemi asnjë gjë në parim kundër kësaj pjese prej 7-8% të diasporës. U ngritën pretendime të drejta lidhur me sa të verifikueshme apo të paverifikueshme janë kartat e identitetit të një shteti tjetër. Nuk kemi databazat e tyre”, tha ai.
Peleshi theksoi se synimi i vetëm është të ruhet integriteti i procesit zgjedhor për të mos krijuar dritare ku nga ku nuk e dimë kush mund të futet.
“Ky është i vetmi pretendim. Nuk është pjesë e votimit të sotëm, nuk është pjesë e paketës së ndryshimit të Kodit. I takon Rregullatorit dhe i bëj thirrje ta shikojë me kujdes për të mos cenuar integritetin e një procesi që ka marrë shumë energji edhe nga ana juaj, edhe nga ana jonë”, tha Peleshi.
Peleshi theksoi se për herë të parë në histori po bëhet e mundur vota e diasporës nga ku ata jetojnë.
“Shqipërisë i duhet kontributi i diasporës në zgjedhje, pasi është një e drejtë që u përket po njëlloj shqiptarëve në Shqipëri dhe shqiptarëve në diasporë”, tha ai.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











