Lajme
Shpend Ahmeti, tani akuzohet për shëtitje nëpër Evropë
Derisa javë më parë u akuzua se qëndroi në jahtin e Devollëve në Budva, Shpend Ahmeti tani po akuzohet se ka qëndruar me familje në Fraiburg në një park, ku sipas medieve, vetëm hyrja është 50 euro
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është vënë sërish në thumb të kritikave, pas një vizite që i bëri Gjermanisë, vikendin e kaluar. Derisa javë më parë ai u akuzua se qëndroi në jahtin e familjes Devolli në Budva, ai tashmë po akuzohet se ka qëndruar me familje në Fraiburg në një park, ku sipas mediave, vetëm hyrja është 50 euro.
Në mediat thuhet se mërgimtarët e kanë kapur ”mat” Ahmetin derisa po bënte sefa në Gjermani.
Ahmeti në këto foto që i ka publikuar gazetari Xhevat Rexhaj shihet se në kokë mban një kapelë të bejsbollit, citon Blic.
“Masi i ka krye punët në Jahtë të Budves, Shpeni Ahmeti po knaqet në Gjermani, po i lakmoi boll. Në Freiburg ( europa park) ku biletat hyrëse janë mbi 50 Euro, po normal ka pare nga Jahta …. nga paparacët e mi, info ! E sa mijera mergimtare shqiptare jetojne ne Gjermani e kurrnjiherë si kanë dërgue fëmijet e tyne në atë vend argetues, ngase derdhshin para për Kosovën, e tash !!!“, ka shkruar gazetari Rexhaj në profilin e tij në Facebook.
Kurse, mërgimtari tjetër, Jeton Berisha, që po ashtu ka bërë publike një foto të Ahmetit në Gjermani ka treguar se si i pari Prishtinës po argëtohet në Europa Park. “Qe njeri prej tyre duke u argëtuar në Europa Park në Freiburg të Gjermanie”, ka thënë ai, sipas të cilit, hyrja në këtë park është nga 50 deri në 70 euro.
Ahmeti ka kohë që është vënë në thumb të kritikave, kryesisht nga kundërshtarët e tij. Ai fillimisht u akuzua se qëndroi në jahtin e familjes Devolli në Budva, duke e lidhur atë me bizneset e kësaj familje, që është më e forta në Kosovë.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines albinfo.ch mund të lexohet online falas edhe gjatë fluturimeve nga Zvicra për Prishtinë dhe Shkup, duke... -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris -
Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanik shënon 10-vjetorin, rritet ndikimi i juristëve shqiptarë në Britani
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta










