Lajme
Shkolla Shqipe Zvicër:Hapet pika shkollore në Dällikon të Kantonit të Cyrihut!
Fillimi i Vitit të Ri Shkollor 2023/24 solli buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve shqiptarë në Dällikon të Kantonit të Cyrihut

Nxënësit e Shkollës Shqipe në Dällikon të Kantonit të Zyrihut: Fakt është se hapja e pikës shkollore më së shumti i gëzon nxënësit shqiptarë, të cilët në orët mësimore në gjuhën amtare e ndjejnë frymëmarrjen e Atdheut.
Të martën me datë 29 gusht 2023 “Shkolla Shqipe” në Zvicër, hapi dyert edhe në Dällikon të Kantonit të Cyrihut, duke iu mundësuar fëmijëve shqiptarë të këtij vendbanimi të vijojnë mësimet në gjuhën amtare.
Nxënësit Eljona, Noriku, Edioni, Altini, Medina Alisa, Diari, Ledjani, Sumeja, Tuana, Eliona, Sara, Anesa, Anika, Rumesa, Erina… të cilët erdhën në orën e parë të mësimit ishin të gëzuar, se më në fund po fillonin me mësimet në gjuhën shqipe. Të gëzuar ishin edhe vetëm prindërit, të cilët numëronin një mori faktesh se pse pikat shkollore duhet të jenë s amë afër fëmijëve dhe vendbanimeve të tyre. Pra ky gëzim për hapjen e pikës shkollore ishte përhap gjithë andej.
Mësimi në këtë pikë shkollore do të zhvillohet çdo të marte nga ora 17:30 – 19:30. E gjithë kjo dëshmon se aty ku punohet dhe veprohet sukseset nuk mungojnë. Po ashtu vlen të vlerësohet përkushtimi dhe angazhimi i dhjetëra prindërve të kësaj ane, nën drejtimin e znj. Anila Muçajt, të cilët detyrën për hapjen e pikës shkollore e morën shumë seriozisht dhe brenda një kohe të shkurtër e bënë realitet.
Dhe më ketë rast “Shkolla shqipe” në Zvicër iu bënë thirrje të gjithë prindërve shqiptarë kudo ku janë që t`i regjistrojnë fëmijët e tyre në pikat shkollore më afërta, të paraqiten në adresë të “Shkollës Shqipe” në Zvicër, në nr. e telefonit 076 321 26 94 apo në emalin e shkollës shqipe [email protected].
“Shkolla Shqipe” – Zvicër
Sektori për informim
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor