Lajme
Shkarkohet kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi
Grupi i PVD-së është pajtuar që për kryetare të Preshevës të emërohet Ardita Sinani, kryetare e deritashme e Kuvendit Komunal
I ardhur nga diaspora si një prurje e re, Shqiprim Arifi themelues i partisë Aleanca Për Ndryshim, nuk arriti as një vit që ta drejtoj komunën e Preshevës. Pas një mosmarrëveshje me partnerin e koalicionit, Partinë për Veprim Demokratik që drejtohej nga Riza Halmi, u shkarkua sot nga detyra e prefektit komunal, me një shumicë votash .
Në asamblenë komunale në Preshevë, 22 këshilltarë votuan për shkarkimin e Arifit derisa 16 fletëvotime ishin të pa përdorura. Ndërkohë, grupi i PVD-së është pajtuar që për kryetare të Preshevës të emërohet Ardita Sinani, kryetare e deritashme e Kuvendit Komunal.
Ndërkohë, kryetari i deritanishëm i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka mbajtur një konferencë për medie, duke akuzuar rëndë kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimin.
“Pamundësia për të realizuar apetitet zhvatëse të këtij subjekti politik dhe friga nga organizimi i zgjedhjeve të parakohshme, e shtyu subjektin në fjalë që në bashkëpunim me një grup të këshilltarëve të cilët nuk kanë mandat nga populli, të ftoj seancë të jashtëzakonshme për shkarkimin e kryetarit të komunës”, thotë ai.
Kjo tentativë, sipas Arifit, për shkarkim të “kryetarit me një shumicë të falsifikuar dhe të bazuar vetëm në interesa personale përveç se do të ndërpresë procese zhvillimore të inicuara së fundmi, gjithashtu krijon një klimë të jostabilitetit duke e ditë qëllimin se pse po formohet kjo shumicë”.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










