Sport
Shaqiri tregon për bukuritë e Bazelit
Ai vjen shpesh në Zvicër dhe asnjëherë nuk e harron Bazelin. “Sa herë të vijë fillimisht shkoj në shtëpinë e familjes time. Jam një tim familjar. Prindërit, motra dhe dy vëllezërit janë gjithçka për mua”, ka thënë fillimisht Shaqiri
Xherdan Shaqiri është njëri nga futbollistët më të njohur në Zvicër. Ai vazhdon të jetë idol për të rinjtë dhe model për shumëkënd.
Ai është ambasador i fushatës së Coca-Cola ‘One Brand’ në Zvicër, së bashku me shumë fytyra të njohura si reperin Stress, moderatoren Alexandra Maurer dhe artisten Zow Pastelle. Fushatën e Coca-Cola Shaqiri e zhvillon në bulevardet publike të Rheinstadt, shkruan ‘Blick’, përcjell albinfo.ch.
Ai vjen shpesh në Zvicër dhe asnjëherë nuk e harron Bazelin. “Sa herë të vi fillimisht shkoj në shtëpinë e familjes time. Jam një tim familjar. Prindërit, motra dhe dy vëllezërit janë gjithçka për mua”, ka thënë fillimisht Shaqiri.
Më pas ai ka treguar edhe vendet të cilat i pëlqen në qytetin zviceran. “Më pëlqen Rotisserie Raurica në Kaiseraugst. Atje e bëjnë ushqimin e mirë. Sa i përket shopingut atëherë blej atlete”.
Sipas tij vendi më i mirë për t’u realaksuar është shtëpia e tij në Bazel, kurse vendi më i bukur në Bazel është bregu i lumit të Rajnës.
https://www.youtube.com/watch?v=ubC5vXnh2bU
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











