Sport
Shaqiri me Stoken merr pjesë në turneun në Zvicër
Ky turne do të zhvillohet nga 10 deri më 15 korrik, ku adhuruesit e futbollit do të kenë mundësi të shohin shumë yje në fushë, në mesin e tyre edhe ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri
Xherdan Shaqiri është rikthyer në Zvicër si futbollist. Kësaj radhe si ‘kundërshtar’. Stoke City e Xherdan Shaqirit do të marrë pjesë në turneun “Uhrencup” në Biel, shkruan ‘Blick’.
Përveç Stoke City, do të merr pjesë edhe Benfica, ku luan Haris Seferoviq, si dhe Xamax e Young Boys, përcjell albinfo.ch.
Ky turne do të zhvillohet nga 10 deri më 15 korrik, ku adhuruesit e futbollit do të kenë mundësi të shohin shumë yje në fushë, në mesin e tyre edhe ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri. Kjo është hera e 53-të që zhvillohet ky turne.
Orari:
10 korrik (të hënën) në Biel
Xamax – Stoke City (20:00)
12 korrik (të mërkurën) në Biel
YB – Stoke City (20:00)
13 korrik (të enjten) në Grenchen
Benfica – Xamax (20:00)
E shtunë (15 korrik) në Biel
Benfica – YB (17:00)
Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, me ekipin e Premier League, Stoke Cityn, do të marrin pjesë në turneun “Uhrencup” në futboll, që zhvillohet nga 10-15 korrik në Biel të Zvicrës. Në turneu marrin pjesë përveç Stoke Cityt, edhe Young Boys nga Bernë, Benfica nga Lisbona dhe Xamaxi.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













