Kosova
Von der Leyen në Kosovë më 1 tetor, këto janë takimet e saj në Prishtinë
Von der Leyen në Kosovë më 1 tetor, këto janë takimet e saj në Prishtinë
Presidentja e Komisionit Evropian do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti, në kuadër të turneut të saj në Ballkanin Perëndimor.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta vizitojë Kosovën të enjten, më 1 tetor, në kuadër të turneut të saj në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, von der Leyen do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti. Sipas Komisionit Evropian, në fokus të vizitës do të jenë rruga e vendeve të rajonit drejt Bashkimit Evropian, integrimi gradual dhe zbatimi i Planit të Rritjes për BallPerëndimor.
Turneun, i cili zhvillohet nga 30 shtatori deri më 2 tetor, von der Leyen do ta nisë në Tiranë, ku do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Pas Prishtinës, ajo do të udhëtojë drejt Podgoricës, ndërsa të premten do ta përfundojë vizitën në Shkup.
Në Podgoricë, presidentja e Komisionit Evropian do të takohet me presidentin Jakov Milatović dhe kryeministrin Milojko Spajić, ndërsa në Shkup me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryeministrin Hristijan Mickoski.
Komisioni Evropian ka bërë të ditur se gjatë vizitës von der Leyen do të vizitojë edhe projekte të financuara nga Bashkimi Evropian, ndërsa në qendër të diskutimeve do të jetë përparimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së. /Albino.ch.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











