Sport
Shaq, bëje sërish!
Pasi që me golin dhe lojën e jashtëzakonshme kishte siguruar fitoren kundër Danimarkës, pritjet e publikut për Shaqirin janë shumë të mëdha
„Shaqiri, e di më së miri“… se si ta gjejë rrugën deri te goli. Afërsisht kështu ka thënë kryetrajneri i kombëtares zvicerane U21 Pierluigi Tami, duke iu përgjigjur vërejtjeve të disave se “xhuxhi magjik” i futbollit zviceran, siç e quajnë mediet e këtushme Shaqirin, mbase është lodhur.
Ish futbollisti i njohur zviceran, sot analist i futbollit, Alain Sutter, ka shkuar më së largu me mosbesimin ndaj futbollistit shqiptar. “Shaqiri po ngarkon tepër shumë përgjegjësi mbi supet e tij. Ai nuk duhet që patjetër, në çdo aksion të bëjë diçka vendimtare për ndeshjen”, ka thënë Sutter.
Mirëpo të kundërtën e thonë trajneri i tij ashtu si dhe mediet. “Shaqiri nuk lodhet. Ai nuk do pauzë, por dëshiron të luajë vazhdimisht. Edhe në plazh po ia hodhe një top, ai do të luajë me të gjithë ditën, pa u lodhur”, ka thënë Tammi.
Ndërsa trajneri i kombëtares A, Othmar Hitzfeld, i cili e kishte shikuar ndeshjen kundër Danimarkës nga tribunat ka thënë për Shaq-in: “Xherdani ishte njeriu superior në fushë”.
E gjithë kjo zhurmë rreth talentit të jashtëzakonshëm shqiptaro-zviceran, është ngritur pak ditë pas fitores së U21 kundër Danimarkës, dhe në kohën kur po pritet ndeshja e Zvicrës kundër Islandës (që luhet sot).
Pasi që me golin dhe lojën e jashtëzakonshme kishte siguruar fitoren kundër Danimarkës, pritjet e publikut për Shaqirin janë shumë të mëdha. Ai nuk dëshiron të tradhtojë këto pritje. Po këtë e beson edhe publiku zviceran. Përveç Alain Sutter-it dhe ndonjë tjetri. Të cilit blick.ch i thotë: Mbylle Sutter! Ndërsa Shaqirit i përgjërohet: “Bëje edhe një herë, Shaq” (Shaq, do it again), duke pasur ndërmend “reprizën” e Danimarkës.
Nëse fiton sot, Zvicra do të jetë shumë afër plasimit në gjysmëfinalen e Evropianit U21.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas














