Lajme
Tornado e fuqishme godet Francën, qindra shtëpi të dëmtuara
Fshati Pomas në jug të Francës është goditur nga një tornado e rrallë dhe e fuqishme, duke lënë dhjetëra persona të lënduar dhe qindra banesa të dëmtuara.
Një tornado e fuqishme ka goditur fshatin Pomas, në departamentin Aude në jug të Francës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe duke lënduar dhjetëra persona.
Sipas AFP-së, më shumë se 300 nga rreth 500 shtëpitë e fshatit janë dëmtuar, ndërsa për rreth 100 prej tyre autoritetet po vlerësojnë nëse mund të vazhdojnë të jenë të banueshme, përcjell albinfo.ch.
Rreth 50 persona kanë kaluar nëpër qendrën e ngritur nga shërbimet e emergjencës, ndërsa 20 prej tyre janë shtruar në spital. Autoritetet kanë bërë të ditur se asnjëri prej të hospitalizuarve nuk është në gjendje që paraqet shqetësim serioz.
Tornado goditi Pomasin të hënën, më 24 gusht, rreth orës 17:20. Erërat e fuqishme kanë dëmtuar çatitë dhe ndërtesat, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë punuar për pastrimin e rrënojave dhe sigurimin e objekteve që rrezikojnë të shemben.
Deri në 120 zjarrfikës janë angazhuar në zonën e prekur, ndërsa shkolla e fshatit është dëmtuar në masë të madhe dhe nuk do të mund të hapet për fillimin e vitit të ri shkollor më 1 shtator.
Sipas Météo-France, në Francë regjistrohen çdo vit disa dhjetëra tornado, por shumica e tyre janë me intensitet të ulët. Tornado që goditi Pomasin është cilësuar si një fenomen me dhunë të rrallë.
E-Diaspora
-
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare Nga Peja në Vjenë, Rinesa Dinaj përmbyll me sukses studimet Master në një fushë të avancuar... -
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare Nga Peja në Vjenë, Rinesa Dinaj përmbyll me sukses studimet Master në një fushë të avancuar... -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur”












