Lajme
“Rruga e Kombit” bëhet me pagesë: 5 euro kalimi
Këtë e ka konfirmuar ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, i cili tha se ky çmim është dukshëm më i ulët se taksat rrugore të shteteve fqinje. Taksimi nis nga tetori
Qeveria e Shqipërisë tashmë ka konkretizuar idenë që “Rruga e Kombit” të bëhet me pagesë për shqiptarët, nga Kukësi deri në Rubik në vlerën 5 euro. Këtë e ka konfirmuar ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, i cili tha se ky çmim është dukshëm më i ulët se taksat rrugore të shteteve fqinje.
Duke folur në emisionin “Tonight” ai tha se firma që do të fitojë koncesionin për rrugën do të shpallet më 15 tetor, ndërsa nē garë, siç tha Haxhinasto, janë 4 kompani dhe koncesioni do të jetë për 35 vjet.
“Kemi katër kompani në garë dhe me 15 tetor do të kemi fituesin e menaxhimit dhe të ndërtimit të përfundimit të Rrugës së Kombit. Llogaritja është bërë 5 euro për të kaluar rrugën përfshirë edhe TVSH, që është më e ulët sesa mesatarja rajonale për tarifa të ngjashme”, deklaroi ai.
Elementi dallues në këtë garë, sipas tij, do jetë kompania që do të ofrojë kërkesën për subvencion më të ulët nga ana e shtetit.
“Angazhimi i shtetit të jetë më i vogli. Katër kompanitë janë të huaja, janë të lidhura me nënkontraktorë shqiptarë. Koncesioni do të jetë për një periudhë 35 vjeçare”, tha Haxhinasto.
Firma fituese, siç raportoi Lapsi.al, do të ndërtojë infrastrukturën që nevojitet për të mbledhur taksën e kësaj rruge që qytetarët që e përdorin atë do të nisin ta paguajnë nga ky vit. Pagesa pritet të hap debate në opinion shqiptar, sidomos pasi Partia Demokratike ka qenë kundër pagesës së lartë të rrugës.
Ndryshe, siç raportohet në mediet shqiptare, në shtetet e Evropës autostradat paguhen, mirëpo ka edhe rrugë magjistrale kur qytetarët mund të kalojnë duke shmangur pagesën. Në rastin e autostradës Durrës – Kukës nuk ekziston ndonjë rrugë dytësore, prandaj konsiderohet e shtrenjtë kjo rrugë.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










