Lajme
Rritja ekonomike në BE, më e ngadalshme se sa pritej

Raportohet se ekonomitë e 27 vendeve të Bashkimit Evropian do të vazhdojnë të regjistrojnë rritje ekonomike më të ngadalësuar sesa është pritur për shkak të inflacionit të lartë, ka thënë Komisioni Evropian në parashikimin e publikuar të hënën, përcjell albinfo.ch.
Në fillim komisioni ka parashikuar rritje të ekonomisë së bllokut për 1 për qind më 2023, por situata aktuale tregon për rritje 0.8 për qind.
Theksohet se parashikimi për vitin 2024 është ulur në 1.4 për qind nga 1.7 për qind sa ka qenë fillimisht.
Referuar raportit, ngadalësimi është shënuar nga ulja e kërkesës për shkak të normave të larta të inflacionit.
“Ekonomia e BE-së është përballur me dy situata të rënda: pandeminë e koronavirusit dhe luftën e Rusisë në Ukrainë. Shkalla e lartë e inflacionit e ka bërë të veten, ndonëse tani ka nisur të bjerë”, ka thënë zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis.
Shkalla e inflacionit pritet të arrijë në 6.5 për qind më 2023 dhe 3.2 për qind më 2024.
Në Eurozonë, çmimet e produkteve të konsumit pritet të rriten për 5.6 për qind më 2023 dhe 2.9 për qind më 2024.
Lufta e Rusisë që vazhdon të zhvillohet në Ukrainë, shkalla e lartë e normave të interesit, inflacionit dhe ndikimi i motit ekstrem në ekonomi, vazhdojnë të përbëjnë rrezik për ekonominë e bllokut, ka thënë mes tjerash Komisioni Evropian./REL
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor