Lajme
Rreth 200 kosovarë hetohen për terrorizëm
Që nga viti 2013, sipas Policisë, janë arrestuar mbi 100 persona në Kosovë, për të cilët ekziston dyshimi se janë përfshirë në vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm
Numri i kosovarëve që janë përfshirë në luftën qytetare në Siri e Irak, si pjesëmarrës të grupit ekstremist ISIS konsiderohet relativisht i madh krahasuar me numrin e banorëve rezident. Prandaj, deri më tani, Policia e Kosovës ka zhvilluar hetime për 200 kosovarë që kanë qenë ose janë në ISIS.
Që nga viti 2013, sipas Policisë, janë arrestuar mbi 100 persona në Kosovë, për të cilët ekziston dyshimi se janë përfshirë në vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm.
Sipas Policisë së Kosovës, nga 2013 e deri më tani policia ka filluar hetime kundër rreth 200 personave të dyshuar për terrorizëm ku procedura penale ndaj të cilëve është në faza të ndryshme. Këto të shifra i ka dhënë për Gazetën Tribuna, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Ai ka shtuar se varësisht nga analizat paraprake Policia e Kosovës me qëllim të parandalimit dhe sjelljes së të dyshuarve para organeve të drejtësisë monitoron aktivitetin e personave për të cilët ekziston dyshimi se kanë kryer apo do tentojnë të kryejnë ndonjë vepër penale.
“Policia e Kosovës dhe institucionet tjera të sigurisë bëjnë vlerësime të vazhdueshme lidhur me nivelin e kërcënimit nga çfarëdo aktiviteti kriminal, duke përfshirë edhe kërcënimin nga terrorizmi”, ka thënë Hoxha, sipas të cilit, Policia e Kosovës është zotuar se së bashku me institucionet e tjera të vendit janë të gatshme që varësisht nga situata të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme me qëllim të parandalimit të çfarëdo lloj kërcënimi ndaj sigurisë së vendit në përgjithësi dhe kundër qytetarëve të saj në veçanti.
Ndërsa numri përafërt i kosovarëve që luftojnë përkrah organizatave terroriste si ISIS dhe Al Nusra është 100 persona.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











