Kosova
Ri-certifikimi i 86 kandidatëve, Ambasada Amerikane kërkon harmonizimin e ligjeve
"Ftojmë institucionet përkatëse shtetërore që të korrigjojnë çdo paqartësi ligjore lidhur më këtë dispozitë para ciklit të ardhshëm zgjedhor në Kosovë"
Ambasada Amerikane në Prishtinë thotë se vendimi i sotëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve zhbën punën e shkëlqyeshme të KQZ-së dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për të zbatuar ndalesën e paraparë me Ligjin për Zgjedhje për moslejimin e kandidimit të kandidatëve të dënuar për vepër penale, transmeton albinfo.ch.
“Vazhdojmë të mbështesim frymën dhe qëllimin e asaj dispozite të Ligjit për Zgjedhje. Ftojmë institucionet përkatëse shtetërore që të korrigjojnë çdo paqartësi ligjore lidhur më këtë dispozitë para ciklit të ardhshëm zgjedhor në Kosovë. Besojmë që votuesit kërkojnë kandidatë të panjollosur nga krimi”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Tutje theksohet se ata e kuptojmë vendimin e KQZ-së për ti kthyer të 89 kandidatët e diskualifikuar si kundërpërgjigje vendimit të Gjykatës, megjithatë, na vjen keq që rezultati i këtij vendimi është dashur të zbatohet.
E-Diaspora
-
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” Artistja nga Kosova, Argenita Fetahu, hap ekspozitën e saj të parë personale në Zvicër, më 18... -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










