Shkurt.ch
Rezultatet në Zvicrën romande
Në Zvicrën romande, sipas rezultateve paraprake, nuk vërehen ndryshime rrënjësore, përpos në Jura dhe në Fribourg (Update)
Në Valais, për Këshillin e shteteve do të ketë, sipas gjasave, balotazh. Dy kandidatët, Jean-René Fournier (CVP-PDC) si dhe René Imoberdorf (CVP-PDC) dominojnë. Në vendin e tretë figuron Oskar Freysinger (SVP-UDC) si dhe bashkëpartiaku i tij, Franz Ruppen, rradhitet i katërti. Pasojnë pastaj në radhë kryetari i Këshillit nacional Jean-René Germanier (FDP-PLR) si dhe Stéphane Rossini (SP-PS). Votat e qyteteve Martigny dhe Sion nuk dihen ende.
Në Vaud : Géraldine Savary nga SP-PS kryeson për zgjedhjet në Këshillin e Shteteve të kantonit Vaud. Socialistja ka fituar 40.6% të votave pas numërimit të 204, nga gjithsej 358 kutitë e votimit. Ka gjasa që G. Savary të zgjedhet që në raundin e parë. Aleati i saj, i gjelbëri Luc Recordon radhitet i dyti me 37.1%. Nga kandidatët e djathtë, në vendin e tretë radhitet kandidati i UDC-SVP, Guy Parmelin. Ky i fundit gjendet para radikales Isabelle Moret me 24.2% të votave të fituara. Kurse liberali Fathi Derder, ish-gazetar i mirënjohur në Zvicrën romande, kumtohet të ketë fituar rreth 12.5% të votave. Participimi në votime është 44.58, thuaja identik me ate të viti 2007 (44.56%). Për shkak të një defekti të softverit, botimi i zgjedhjeve në Vaud për Këshillin nacional nuk njihet ende.
Në Gjenevë, situata paraqitet me një status quo për garat në Këshillin e Shteteve si dhe në Këshillin Nacional. Socialistja Liliane Maury-Pasquier kryeson dhe është e ndjekur nga i gjelbri Robert Cramer. Në vendin e tretë radhitet kandidati i CVP-PDC Luc Barthassat, kurse liberal-radikali Christian Lüscher radhitet në vendin e katërt. Vendet e pestë dhe të gjashtë janë të Lëvizjes qytetare gjenevase (MCG), formacion ky me tendencë populiste. Mirëpo, sipas burimeve të ndryshme, ka gjasa që MCG, parti populiste, t’ia marrë një vend SP-PS për në Këshillin nacional. Participimi në kantonin e Gjenevës thuhet të sillet mes 44-45%.
Në Fribourg, kandidati i PS-SP Alain Berset (ndër kandidatët më serioz për postin e Këshilltarut federal, pas largimit të Kryetares Micheline Calmy-Rey) si dhe Urs Schwaller, shef i grupit të CVP-PDC për Këshillin e shteteve, janë zgjedhur që në raundin e parë, pas numërimit të 160 vendvotimeve, nga gjithsej 167. Nga SVP-UDC, kandidati Pierre-André Page korr fitore, në dëm të SP-PS. Në kantonin e Fribourg-ut, partia e CVP-PDC humb pozicionin e partisë më të rëndësishme në vend , duke u radhitur e treta, pas SP-PS me 24.2% të votave (22.7% më 2007) si dhe SVP-UDC me 22.8%. Pesë këshilltarët aktualë, Dominique de Buman (CVP-PDC), Christian Levrat (SP-PS), Jean-François Steiert (SP-PS), Jacques Bourgeois (FDP-PLR) si dhe Jean- François Rime (SVP-UDC) janë zgjedhur përkohësisht.
Në Neuchâtel, për Këshillin e Shteteve, dy kandidatët si dhe njëherësh ushtrues të mandatit aktual, Raphaël Comte (FDP-PLR) si dhe Didier Berberat (SP-PS) do të duhej ta konservojnë karriken e tyre në Bernë.
Në Jura, për Këshillin Nacional, sipas të gjitha gjasave, kandidati i UDC-SVP, Dominique Baettig, është nxjerrë nga loja. Dy partitë më të rëndësishme të kantonit Jura, Partia Socialiste me kandidatin Pierre-Alain Fridez si dhe CVP-PDC, me konkurruesin Jean-Paul Gschwind, radhiten të parat në garë. Në vendin e tretë është sërish kandidati i CVP-PDC André Burri, i pasuar nga socialistja Maria Fleury-Lorenzo. Nga këto rezultate paraprake, konstatohet një rritje substanciale e CVP-PDC, duke kaluar nga 25% në 33.2%, kurse PS 30.8 e votave. SVP-UDC mbetet forca e tretë politike në Jura me 15.5% dhe pas saj radhitet FDP-PLR. Në kantonin Jura, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 46.1%.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin











