Lajme
Refugjatët nuk zbrapsen, pavarësisht marrëveshjes Turqi – BE
Pesëdhjetë refugjatë kanë arritur me një anije të madhe gome në brigjet e Evropës për herë të parë në ishullin grek Lesbos, në ditën kur hyri në fuqi marrëveshja mes BE-së dhe Turqisë, e cila synon për të mbyllur të ashtuquajturën rrugën ballkanike.
Sipas autoriteteve greke, natën në mes të shtunës dhe të dielës 875 persona mbërritën në ishujt grekë në brigjet e Detit Egje nga Turqia.
Tri ditë më parë këto shifra shkonin në mes të 239 dhe 1498 persona në ditë, kujton agjencia DPA.
Sipas marrëveshjes mes BE-së dhe Turqisë, të gjithë emigrantët dhe refugjatët, duke përfshirë sirianë që largohen nga lufta, të cilët në mënyrë të paligjshme hyjnë në Greqi nëpërmjet rrugës detare, nga e diela, më 20 mars e tutje, do të kthehen në Turqi pas regjistrimit dhe rishikimit të kërkesës së tyre për azil. Në kthim, BE-ja do të marrë nga një sirian direkt nga Turqia, një total prej 72 mijë njerëzve. Përveç kësaj, Turqia do të marrë ndihma të dyfishuara për të cilët kanë rënë dakord fillimisht – një total prej 6 miliardë eurosh. Në të njëjtën kohë do të përshpejtohen procedurat për heqjen e vizave për qytetarët e Turqisë rreth qershorit dhe përshpejtimin e negociatave për anëtarësim të Turqisë.
Kthimi i refugjatëve dhe emigrantëve në Turqi është caktuar të fillojë më 4 prill, kur edhe do të bëhet shpërndarja e refugjatëve sirianë në 28 vende të Bashkimit Evropian.
Megjithatë, ka ende dilema, nëse marrëveshja BE-Turqi është e ligjshme dhe nëse ajo mund të zbatohet. Është e paqartë se çfarë do të ndodhë me dhjetëra-mijëra refugjatë dhe emigrantë, të cilët janë tashmë në Greqi.
Sipas autoriteteve greke, për momentin vendi ka 48,141 refugjatë dhe rreth 7316 në shumë ishuj në Detin Egje. Rreth 13.000 njerëz janë në kryeqytetin Athinë dhe portin e afërt të Pireut, e të tjerë janë vendosur në kampet në Greqinë qendrore dhe veriore.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














