Sport
Reagon Mavraj: Jam atdhetar në fushë, dhe jo në rrjetet sociale
Atdheu im është Shqipëria dhe gjuha ime është shqip. Në fushë s’jam kursyer kurrë, edhe duke rrezikuar karrierën. Mërgim Mavraj nuk është atdhetar i rrjeteve sociale, por i fushës”, ka thënë Mavraj
Futbollisti shqiptar, Mërgim Mavraj ditë më parë ka pasur një bashkëbisedim me tifozët e Hamburgut.
Mavraj është shprehur se e kishte ëndërr që të luante për Gjermaninë, megjithatë kjo nuk u realizua, njofton albinfo.ch.
Megjithatë, qendërmbrojtësi shqiptar ka thënë se deklarata e tij është keqinterpretuar. Ai ka thënë se nuk është atdhetar i rrjeteve sociale, por i fushës.
“Më duhet të sqaroj një deklaratë timen dhënë për tifozët e Hamburgut që është transformuar dhe rrjedhimisht keqpërdorur. Sigurisht që kam respekt për vendin ku familja ime gjeti strehim, punë dhe ushqim, unë ndiej dashuri për këtë vend. Atdheu im është Shqipëria dhe gjuha ime është shqip. Në fushë s’jam kursyer kurrë, edhe duke rrezikuar karrierën. Mergim Mavraj nuk është atdhetar i rrjeteve sociale, por i fushës”, ka shkruar Mavraj në “Facebook”.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












