Kosova
Reagimet nga bashkësia ndërkombëtare pas largimit të barrikadave
BE, NATO e SHBA kanë përshëndetur heqjen e barrikadave të ngritura nga serbët lokalë në veri të Kosovës, por kërkojnë të bëhet kujdes me hapat që do të ndiqen tani, sepse situata, sipas tyre vazhdon të mbetet delikate, shkruan TCH.
Për të dërguarin e posaçëm të bllokut për dialogun, Miroslav Lajçak, niveli i mosbesimit mes palëve nuk ka qenë kurrë më i lartë se kaq, shkruan albinfo.ch.
Është e rëndësishme, tha ai, të mos lejohet që situata të kthehet në një krizë tjetër. “Liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të nisin të krijojnë një atmosferë të favorshme për diskutime produktive dhe për normalizimin e marrëdhënieve”, është shprehur Lajçak, sipas të cilit afati i marsit ka për qëllim të përcjellë seriozitetin e arritjes së një marrëveshjeje.
Komuniteti ndërkombëtar po ndjen një urgjencë të shtuar për ta zgjidhur çështjen mes Kosovës e Serbisë, shtoi aty. NATO-ja gjithashtu e mirëpriti heqjen e barrikadave në kuadër të përpjekjeve për të ulur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.
Zëdhënësja e aleancës theksoi sidoqoftë se pret nga Kosova dhe Serbia që t’u përmbahen angazhimeve të tyre, dhe nënvizoi se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë nëse do të paraqitet nevoja, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së për të ruajtur lirinë e lëvizjes.
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, nga ana tjetër, mendon se duhet një mënyrë politike për të qetësuar situatën në Kosovë. “Këto janë sfida të mëdha dhe ndërkohë e kemi një krizë, çka e vështirëson gjendjen edhe më shumë, sidomos nëse ndodhin ngjarje të papritura”, tha ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










