Lajme
Rama: Kosova, i vetmi vend evropian pa liberalizim vizash
Duke folur në një takim të fondacionit “Friedrich Ebert”, kryeministri Rama ka thënë se Serbia po negocion, ndërsa Kosova është i vetmi vend në të gjithë kontinentin, njerëzit e të cilit e kanë të ndaluar të lëvizin lirisht pa liberalizimin e regjimit të vizave
“Nuk mund të jesh pjesë e Bashkimit Evropian nëse nuk je në gjendje të flasësh me fqinjin e të bashkëpunosh me të”, ka thënë ë një takim të fondacionit “Friedrich Ebert”, kryeministri shqiptar Edi Rama i cili ndodhet për vizitë në Gjermani. Sipas tij, BE e ka fuqinë për të mbajtur fort paqen dhe të parandalojë konfliktet.
“Dialogu mes Kosovës e Serbisë vazhdon. Serbia po negocion, ndërsa Kosova është i vetmi vend në të gjithë kontinentin, njerëzit e të cilit e kanë të ndaluar të lëvizin lirisht pa liberalizimin e regjimit të vizave. Njerëzit me të drejtë pyesin: Si ishte e mundur të shkonim në Gjermani pa viza, me pasaportë jugosllave, kur ishim nën diktaturë dhe tani që jemi një vend i pavarur nuk mund të dalim jashtë kufijve tanë?!”, tha Rama, shkruan kosovapress.com
Ndryshe, kryeministri shqiptar theksoi se Shqipëria nuk duhet të humbë perspektivën evropiane, pasi Evropa, siç u shpreh ai, ka të bëjë me të ardhmen, paqen dhe sigurinë. Në këtë drejtim ai ka nënvizuar rëndësinë e luftimit të korrupsionit dhe një drejtësi funksionale.
“Njerëzit tanë e dinë se nuk mund të jemi anëtarë krenarë të Bashkimit Evropian nëse kemi një sistem drejtësie që nuk funksionon. Lufta kundër korrupsionit ka të bëjë me modernizimin e vendit, ndërtimin e institucioneve dhe të mekanizmave që e bëjnë shtetin imun nga subjektiviteti i njerëzve. Pjesa ku deri tani nuk ka pasur asnjë progres është pjesa e gjyqësorit, pa ndëshkueshmëria”, u shpreh Rama.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










