Lajme
Pjesëmarrja në Rio, fitorja e parë olimpike e Kosovës
Presidenti Hashim Thaçi shprehet i bindur se nga Rio, ekipi i Kosovës i përbërë nga tetë atletë do të kthehet si fitues dhe me medalje olimpike
Pjesëmarrja e sportistëve të Kosovës në Lojërat Olimpike në Rio, për herë të arë si shtet i pavarur në një olimpiadë, ka gëzuar gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe presidentin Hashim Thaçi, i cili paraprakisht shkuarjen e Kosovë në Brazil e quan fitore. Ai sot ka pritur presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasanin.
Presidenti Thaçi ka përgëzuar drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës për punën që kanë bërë për një prezantim të dinjitetshëm të shtetit tonë në Lojërat Olimpike, Rio 2016.
“Po i afrohemi ditëve historike kur Kosova për herë të parë do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Rio. Kjo ka qenë një punë e madhe dhe këmbëngulëse që ka bërë edhe kryetari Hasani, edhe ekipi e tij, edhe gjithë bordi, gjithë sportistët kosovarë që një mrekulli e tillë të ndodhë këtë vit”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ai është shprehur i bindur se nga Rio, ekipi i Kosovës i përbërë nga tetë atletë do të kthehet si fitues dhe me medalje. Sipas tij, vetë pjesëmarrja është një mrekulli për shtetin e Kosovës, meqë po ndodh për herë të parë në histori.
“Si president i vendit, në të gjitha këto aktivitete, në këto përkushtime, jo vetëm si Komitet Olimpik i sportit kosovar, por gjithë sporti kosovar do ta kenë mbështetjen time të plotë”, ka theksuar Thaçi, sipas të cilit, pjesëmarrja në Rio është fitorja e parë olimpike e Kosovës.
Nga ana tjetër, Besim Hasani, president i Komitetit Olimpik të Kosovës, ka falënderuar presidentin Thaçi për një bashkëpunim të mirëfilltë që ka mundësuar njohjen e Komitetit Olimpik të Kosovës nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
“Kosova merr pjesë me tetë sportistë në këto Lojëra Olimpike dhe dy sportistë janë me normë olimpike, që në mënyrë automatike na radhisin në mesin e 50 shteteve më të mira, me sport më të zhvilluar. Po ashtu janë edhe këta gjashtë sportistët e tjerë, sportistët më të mirë që i ka Kosova”, ka thënë Hasani.
Ai ka theksuar se Kosova synon medalje, por përtej medaljeve rëndësi të jashtëzakonshme ka pjesëmarrja jonë e parë në Lojërat Olimpike.
“Unë ju falënderoj edhe për gatishmërinë tuaj, që gjatë këtyre ditëve, kampanjën për promovimin e ekipit olimpik të Kosovës ta bëjmë në bashkëpunim, në koordinim edhe me juve, edhe me kryeministrin, edhe me ministrin e sportit, sepse kjo ngjarje ka rëndësi të jashtëzakonshme për sportin e Kosovës, por besoj edhe për Kosovën në përgjithësi”, ka thënë Hasani.
Ndryshe, kësaj here Kosova për herë të parë pret medalje olimpike nga sportistët e saj, kryesisht nga medalja mortore në xhudo, Majlinda Kelmendi.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











