Kultura
Petriti rikrijon vendlindjen mbi copëzat e kujtimeve
Sot në Kunsthalle të St. Gallenit hapet ekspozita e artistit të ri shqiptar me qëndrim në Berlin, Petrit Halilaj
Artisti Petrit Halilaj, ndonëse shumë i ri në moshë, tashmë ka bërë emër në qarqet artistike në Gjermani e më gjerë. Instalacionet dhe performancat e tij kanë tërhequr vëmendjen e njohësve të artit në shumë ekspozita, ku ai ka ekspozuar vetë ose me kolegë tjerë artistë.
Stacioni i radhës i krijimtarisë origjinale të Petritit është galeria prestigjioze Kunsthale e St. Gallenit.
Petrit Halilaj nuk lirohet dot nga historia vetiake, e cila është dhe pika qendrore e krijimtarisë së tij artistike. Ai e vë në pah atë, çfarëdo që të marrë në duar për të përpunuar. Historia në fjalë është historia e luftës në Kosovë. Pra, punimet e artistit të ri Petrit Halilaj sillen rreth biografisë së tij, që është e përshkuar nga lufta e Kosovës dhe nga braktisja e vendlindjes.
Në instalacionet e tij komplekse ai përdor herë materiale të thjeshta si druri, dheu ose hekuri e herën tjetër edhe pula të gjalla. Po ashtu ai tregon edhe copëza kujtimesh nga fëmijëria dhe gjetje arkivore nga Kosova.
Paralelisht me instalacionet, ai na prezanton edhe vizatime të lehta dhe me humor. Një element që gjithnjë e sërish kthehet në punimet e tij është shtëpia e tij prindërore e shkatëruar nga lufta. Kërkimi për atdheun dhe identitetin e mbulon të humburën dhe bën që të rritet hapësira e kujtimeve.
Në ekspozitën e titulluar “Who does the earth belong to while painting the wind” (diçka sikur: „Kujt i takon toka derisa pikturon erën?!”) prezantohen „rekonstruksionet“ e stolive të nënës së tij. Halilaj i riprodhon skulpturat dekoruese nga gërmadhat e shtëpsië së tij prindore. Të paraqitura në këtë mënyrë, ato përbëjnë një shpallje dashurie të artistit ndaj nënës dhe ndaj vendlindjes, shtëpisë.
Fragmente tjera të shtëpisë shërbejnë edhe si ulëse për të shikuar ekspozitën. Materialet e ngarkuara me kujtime janë shkëputur nga vendi i prejardhjes së tyre, ato janë ripërtëritur dhe e tregojnë qëndrimin shpresëdhënës të artistit, i cili edhe tash, pas shumë vitesh të kaluara jashtë vendit, vazhdon të “jetojë” në vendlindjen e tij.Eskpozita që hapet sot, në orën 18.00 në Kunsthalle të St. Gallenit, mund të vizitohet deri më 23 shtator.
Petrit Halilaj është lindur në Kostërc të Skënderajt, Kosovë, në vitin 1986 dhe jeton në Berlin. Ka mbaruar studimet në Akademinë e njohur të Arteve “Brera” (ku ka studiuar edhe Ibrahim Kodra) të Mianos.
Deri më tash Halilaj ka hapur ekspozita personale në galeritë dhe institucionet si: Kunstraum Innsbruck (Austri); Statement, Art Basel (2011); Center for Contemporary Art Prishtinë, Kosovë; Chert, Berlin (2009).
Ndërsa bashkë me artistë tjerë ai ka ekspozuar edhe në: ERROR ONE, a nomadic initiative for contemporary art, Antwerpen; Kunstverein Nürnberg (2012); RaebervonStenglin, Zürich; Bonner Kunstverein; New Museum, New York; Atelierhaus Monbijoupark, Berlin; Westfälischer Kunstverein, Münster (2011); The Institute of Social Hypocrisy, Paris; 6. Berlin Biennale für Zeitgenössische Kunst (2010); Siemens Gallery, Istanbul; Kunstverein Arnsberg (Gjermani) (2009).
E-Diaspora
-
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj Iniciativa bën thirrje për forcimin e barazisë për personat me aftësi të kufizuara në të gjitha... -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










