Lajme
“Pespa Albania Alumin” synon tregun zviceran
Të premten pasdite, në prani të biznesmenëve shqiptarë dhe zviceranë, Hasaj dhe Kabashi zyrtarisht kanë hapur dyert e përfaqësisë “Pespa Albania Alumin” në Rümlang të Zvicrës
“Pespa Albania Alumin” është një biznes familjar i themeluar në vitin 1990 në Shqipëri nga Lavdosh Petoshati. E specializuar në alumin, panele industriale dhe çelik, me rreth 700 punëtorë, kjo ndërmarrje synon edhe tregun zviceran.
Ideja e plasimit të këtyre produkteve nga Shqipëria në tregun zviceran ishte pikërisht e afaristëve kosovarë Burim Hasaj dhe Zait Kabashi.
Të premten pasdite, në prani të biznesmenëve shqiptarë dhe zviceranë, Hasaj dhe Kabashi zyrtarisht kanë hapur dyert e përfaqësisë “Pespa Albania Alumin” në Rümlang të Zvicrës. Zait Kabashi tashmë me vite është aktiv në ndërtimtari me firmen e tij Dentale Bau AG.
Burim Hasaj dhe Elmas Petoshati
Në përfaqësinë “Pespas” tashmë ishin ekspozuar të gjitha produktet, ndërsa Burim Hasaj thotë se produkte të tilla nuk mund të gjeni në Zvicër.
“Këto produkte janë unikate që prodhohen në një fabrikë shqiptare ‘Pespa’. Ne jemi ata që do të bëjmë konkurrencë në tregun zviceran me çmime të ulëta. Çdo produkt që është ekspozuar këtu është i certifikuar me ISO standarde. Pastaj këto produkte janë certifikuar sipas normave franceze nga institute, të cilat tregojnë se janë rezistente nga goditjet horizontale deri 200 kilogramë”, tha për albinfo.ch Hasaj.
Edhe Elmas Petoshati, drejtori i përgjitshëm i “Pespa”-s që kishte ardhur enkas nga Shqipëria në hapjen e përfaqësisë së tyre në Zvicër, thotë se objektivi i tyre është që të rrisin gamën e llojeve dhe prototipeve të reja dhe të sjellin risi në treg, të cilat bëhen aq të thjeshta dhe të kuptueshme edhe për tregun zviceran.
“Është investuar shumë për të depërtuar në tregun e jashtëm. Kemi 10 vjet që mundohemi të punojmë përtej asaj që kemi parë dhe që kemi bërë deri më tani. Do të thotë, për ta bërë të thjeshtë dhe më cilësor”, tha Petishati, duke pretenduar se produkte të tilla shqiptare nuk ka në tregun zviceran.
“Jo, nuk ka të njëjta dhe janë krejt ndryshe në funksion dhe lloje si dhe në montim. I gjithë sekreti është në montim. Nëse dëshironi të ndryshoni fasadën e shtëpisë tuaj me ‘Pespa’, nuk keni nevojë ta ndryshoni edhe strukturën, por vetëm ngjyrën e fasadës. Do të thotë, ne jemi edhe ekonomik. Çdo produkt i ri patentohet në laboratorë të njohur evropianë”, thotë Petishati, duke e vlerësuar si arritje të madhe për fabrikën, po edhe si imazh për vendin e tij, Shqipërinë, depërtimin në tregun zviceran. Petoshati thotë në fund se me produktet e “Pesa”-s keni zgjidhje dhe zgjedhje, krejt varet nga arkitekti.
Përfaqësues nga “Pespa Albania Alumin” thonë se janë lider në këtë fushë në tregun vendës dhe tashmë janë aktiv me eksporte në Kosovë, Greqi, Maqedoni, Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë, Bullgari, Itali, Serbi, Slloveni, Maltë, Francë, Austri dhe Tunizi.
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale















